viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

Lëvizja MJAFT prezantoi më 10 tetor Raportin e Projektit “Unevotoj” për periudhën janar-korrik 2006, projekt i mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur - Soros. I nisur një vit më parë gjatë fushatës zgjedhore parlamentare ai synon monitorimin sistematik dhe analitik të Kuvendit të Shqipërisë dhe të pushtetit vendor. Rezultatet e monitorimit gjashtëmujor të Kuvendit janë bërë publike në formë elektronike dhe të shtypur. Gjatë prezantimit, Erion Veliaj, drejtor ekzekutiv i lëvizjes MJAFT, cilësoi ndër të tjera se për Lëvizjen Mjaft demokracia është e praktikueshme çdo ditë dhe jo një herë në katër vjet. Në raport, përveç monitorimit të seancave të parlamentit janë kryer dhe krahasime me programet elektorale të partive dhe nivelin e realizimit të tyre në kuadër të iniciativave ligjore, të ardhurat e deputetëve dhe evoluimi i tyre në kohë, prania e deputetëve, zbatimi i rregullores së parlamentit, etj. Ndër të dhënat kryesore veçojmë:

  • PD ka arritur të përqasë me premtimet zgjedhore vetëm 22 nga 115 nismat ligjore;
  • PS ka arritur 32 nisma por asnjëra e propozuar nga grupi parlamentar socialist;
  • Parlamenti shqiptar është i vetmi në Evropë që i siguron secilit deputet nga një automjet dhe nga një shofer personal;
  • Në parlamentin shqiptar ka tri herë më shumë ish-policë nga të diplomuar në shkenca politike;
  • Gratë përbëjnë vetëm 7% të deputetëve në Kuvend, pra më pak se në çdo vend tjetër në Evropë.

Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje të raportit në formatin PDF