25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

21 Qershor 2007
Punësimi i të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike

30 Maj 2007
Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

4 Prill 2007
Memorandum i fermerëve për eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqëria civile, pro krijimit të një komiteti shtetëror kundër gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisë së Migracionit

26 Shkurt 2007
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin qytetar të marrëdhënieve
BE-Shqipëri

18-20 shkurt, 2007
Numërimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqëria civile kërkon uljen e konfliktualitetit të fushatës zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqërisë civile për një
fushatë zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 


Ftesë për tender parakualifikimi

Thirrje për projekt-ide

Global Supplementary Grants Program

   
 

13 shkurt, 2007

 Incidentet elektorale në rritje gjatë ditëve të fundit,, mblodhën në një qëndrim të përbashkët pesë organizata të shoqërisë civile, të cilat organizuan një konferencë për shtyp, sot më 13 shkurt në mjediset e Hotel Rogner. Drejtues dhe përfaqësues të Fondacionit Soros, Institutit Studimeve Publike & Ligjore, MJAFT, Komiteti i Helsinkit, Qendra e Aleancës Gjinore, konstatojnë me e keqardhje konfliktaulitetin e ashpër dhe shtimin e incidenteve së fushatës zgjedhore, rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe cënimit të jetës private të kandidatëve..

Si përfaqësues të disa prej organizatave joqeveritare më të rëndësishme në Shqipëri, ata i bëjnë thirrje partive politike, shtabeve elektorale, kandidatëve dhe mediave, që të përqëndrohen në shpalosjen e alternativave dhe të projekteve të shpallura nga kandidatët. Qytetarët janë të interesuar të dinë se ç’ofron secili kandidat, ç’ndryshim do të ketë jeta e tyre dhe e fëmijve të tyre, nese zgjedhin të votojnë për njerin apo për tjetrin.

Gjithashtu, ata ritheksuan shqetësimin dhe paralajmërimin e shprehur para dy ditëve nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se procesi zgjedhor është tashmë në rrezik dështimi si pasojë e problemeve të shumta teknike. Në një kohë kur zgjedhjet rrezikohen edhe për arsye teknike, acarimi, incidentet dhe gjuha e urrejtjes e vështirësojnë edhe më tepër mundësinë e zgjedhjeve të rregullta e të lira. Në këtë situatë, organizatorët e konferencës  kërkojne nga forcat politike, e veçanërisht nga dy partitë e mëdha, të ulin konfliktualitetin dhe të përfundojnë fushatën në tone sa më të kulturuara.

Shoqëria civile, u tha në konferencë,  e ndjen për detyrë të monitorojë procesin zgjedhor , me qëllim që të kemi  zgjedhje të  lira dhe të ndershme. Aktualisht:

  • një grup i përzgjedhur ojq-sh, me mbështetjen e presidentit, po monitoron respektimin e kodit të etikës.
  • Do të vazhdojë projekti i monitorimit masiv të procesit të votimit dhe të numërimit të votive, me 3 mijë monitorues nga shoqëria civile.
  • Fondacioni Soros po mbështet një projekt që do të bëjë publike rezultatet e votimit porsa ato të firmosen nga antarët e qendrave të numërimit të votave.

Shoqëria civile shqiptare paralajmëroi kështu aktivizimin e saj të pakursyer për të garantuar vlefshmërinë e votës së çdo qytetari shqiptar dhe një proces sa më të drejtë e të kulturuar zgjedhor.