viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

14 tetor 2006

Standardeve e arsimit shqiptar u diskutan gjatë  një seminari të organizuar nga  Fondacioni i Shoqërisë së hapur për Shqipërinë (OSFA) në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimit dhe të Kualifikimit të Mësuesve (QTKA). Seminari me temë  “Standartet e Trajnimit dhe te Kualifikimit te Mesuesve”, u zhvillua më 14 Tetor në mjediset e QTKA-së. Në të morën pjesë përfaqsues të drejtorive arsimore në rrethe, anëtarë të QTKA-së etj.

Seminari ishte konceptuar si përmbyllje e disa veprimtarive të realizuara me mbështetjen e Programit të Arsimit Parauniversitar dhe atij Lindje-Lindje të OSFA-së, si:

  • një seminar trajnues me stafin e qendrës mbi standardet Europiane dhe Sllovene të kualifikimit të mësuesve;
  • vizitë në Slloveni për të parë implementimin e standardeve; etj

Në seminar mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Ljubjanës, Zonja Cveta Pucko. Ajo komentoi modelin aktual të standardeve, hartuar nga QTKA gjatë zbatimit të projektit. Nga diskutimet rezultoi se standardet duhen kombinuar me elemente të vetëvlerësimit dhe të kualifikimit. Ndër rekomandimet e seminarit veçojmë:

  • përzgjedhje më e mirë e kontigjentit të studenteve për degët e mësuesisë;
  • forcimi i cilësisë së fakulteteve të mësuesisë sidomos në disiplinat pedagogjike;
  • krijimim e dosjes së mësuesit e cila do të dokumentonte përpjekjet vetiake për kualifikim gjatë gjithë karrierës.