viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

18 nëntor, 2006

Me inciativë të Institutit të Dialogut & Komunikimit dhe të Ambasadës Greke, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë-Soros (OSFA), u zhvillua në Tiranë, konferenca shqiptaro-greke mbi çështjet e perceptimit të ndërsejlltë bashkëkohor mes dy popujve.

Për një varg arsyesh historike e bashkëkohore janë krijuar  stereotipi, paragjykime dhe keqkuptime në mënyrën se si shqiptarët dhe grekët perceptojnë njeri-tjetrin. Një rol të veçantë në zbehjen ose forcimin e tyre e luan media. Konferenca, e para e këtij lloji, pati si sfond kryesor, evidentimin e rolit të fuqishëm të Medias në këtë proces. Analiza të rasteve konkrete gjatë viteve të fundit, por edhe mundësitë për një ndërgjegjësim më të mirë në të ardhmen, përbënë shumën e argumenteve të parashtruara gjatë debatit.

Në konferencë morën pjesë personalitete të mirënjohura të botës akademike, universitare dhe mediatike të të dyja vendeve. Ishin të pranishëm dhe kontribuan me ligjerimet e tyre edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zoti Besnik Mustafaj si dhe Ambasadori i Greqisë në Tiranë, zoti Costantinos Kokossis.