viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

1 dhjetor, 2006

Një diskutim mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit u zhvillua më 1 dhjetor me pjesëmarrjen e gjerë të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur- Soros (OSFA). Tryeza, me tematikë “Decentralizimi & Policimi në Komunitet” debatoi mbi projekt-ligjin e ri duke e krahasuar atë me ligjin aktual të Policisë së Shtetit si dhe duke shprehur shqetësimin për një punë të mbyllur të hartuesve larg proceseve pjesemarrëse nga grupet qytetare dhe ato të të drejtave të njeriut. Ndër fokuset kryesore të tryezës veçojmë:

  • Projekt-Ligji nuk iu nënshtrua një diskutimi profesional në plan të gjerë me drejtues të niveleve të ndryshme të policisë, as me aktorë të tjerë të interesuar, duke shmangur veçanërisht grupet qytetare dhe ato të të drejtave të njeriut. 
  • Mospërfshirja e disa neneve të ligjit aktual si neni 57 (marrëdhëniet me publikun), 58 (marrëdhëniet me administratën publike), 59 (marrëdhëniet me qeversjen vendore mund të ndikojnë për  largimin e Policisë së Shtetit nga marrëdhënie të drejtperdrejta me komunitetet qytetare dhe përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre në organet e pushtetit vendor.
  • Hartimi i këtij projekt-ligji rezulton me gabime të rënda në ligjërimin ligjor dhe le shteg për interpretime personale.

Organizatorë të tryezës ishin: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Qendra per Studime Parlamentare, Forumi i Mendimit të Lirë, Shoqata e Komunave të Shqipërisë. Morën pjesë gjithashtu ekspertë të fushës, përfaqësues të misioneve PAMECA dhe ICITAP, OSBE, të Delegacionit të Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, ish-drejtues dhe ekpertë të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të medias, etj.

Organizatorët shpërndanë një letër të hapur drejtuar komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të sigurisë kombëtare  duke kërkuar shtyrjen e afatit të votimit të këtij projekt-ligji në mënyrë që grupet e ekspertëve të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre.