viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

Fondet do të përdoren për të ngritur Shtëpinë e OJQ-ve

TIRANË – Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris vendosi më datë 27 tetor që Qeveria Shqiptare t’i kthejë 89 milionë Lekë (afërsisht 900 000 USD) Projektit për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri (AEDP), një organizate joqeveritare e krijuar nga Fondacioni i Shoqerisë së Hapur për Shqiperinë (OSFA). Që nga viti 2002 Qeveria Shqiptare nuk i ka rimbursuar AEDP-se taksat e paguara në projetet e ndërtimit të shkollave siç parashikohej nga një marrëveshje e firmosur më 1997 mes dy palëve.  

AEDP, si pjesë e Rjetit te Fondacioneve Soros,  bën të ditur se shumën e kthyer do ta përdorë për të themeluar ne Tirane një shtëpi të OJQ-ve, që do të funksionojë si një qendër informacioni  si dhe do të ofrojë salla diskutimesh e aktivitetesh për   organizatat e shoqërisë civile. AEDP-ja dhe OSFA-ja  do të fillojnë menjëherë nga puna me qëllim që Shtëpia e OJQ-ve të bëhet funksionale brenda vitit 2007.

Gjatë gjithë veprimtarisë së saj, misioni i AEDP-së ka qenë reformimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar shqiptar, arritja e standardeve bashkekohore, forcimi i bashkëveprimit mes shkollës dhe komunitetit si dhe riparimi e ndërtimi i një numri të konsiderueshëm shkollash në të gjithë vendin.

Qe nga themelimi i saj ne 1994, AEDP-ja ka investuar rreth 57 milionë USD në zhvillimin e arsimit parauniversitar, nga të cilat mbi 30 milionë USD janë investuar për ndërtimin ose rindërtimin e mbi 275 shkollave.

Që ne fillimet e aktivitetit te saj  AEDP-ja ka bashkëpunuar ngushtë me qeverinë shqiptare, sidomos me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, bashkëpunim që më 1997 u formalizua me arritjen e një marrëveshjeje kuadër që njihte rolin e AEDP-së në zhvillimin e arsimit shqiptar. Në këtë marrëveshje, Qeveria Shqiptare merrte përsipër ta përjashtonte AEDP-në nga te gjitha taksat, perfshire edhe taksat doganore si dhe TVSh-në. Te dya palet binin dakort gjithashtu te bashkepunonin ne projektin Tirana 2000. Ky project rezultoi shume I sukseseshem dhe ne 2001 palet rane dakort qe marreveshja te shtyhej per te mbeshtetur projekte te reja rindertimi shkollash. Partnershipi vazhdoi deri ne vitin 2005.

Gjithesesi në vitin 2002, Qeveria Shqiptare e ndërpreu rimbursimin e TVSH-së. Pavarësisht nga kjo AEDP-ja vazhdoi punën për zhvillimin e sektorit të arsimit në Shqipëri, duke pritur në mirëbesim edhe rimbursimin e taksave. Mbasi bëri gjithë përpjekjet e mundshme, AEDP-ja u detyrua t’i drejtohej gjykatës së arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në gusht të vitit 2005 dhe degjimi i paleve u be ne Paris ne Maj 2005.

Kontakti:
Persida Asllani, OSFA
publicrelations@osfa.soros.al
Thomas Moroz, OSI
tmoroz@sorosny.org

***
Instituti i Shoqërisë së hapur (OSI), një fondacion privat, punon për ndërtimin e demokracive të qendrueshme dhe në nxitjen e  tolerancës, me qëllim që qeveritë t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve të tyre. Për të arritur këtë mision, OSI synon të institucionalizojë politika publike që sjellin drejtësi e barazi në sistemin politik, ligjvënës, dhe ekonomik, si dhe të garantojë të drejtat themelore të njeriut. OSI vepron në mbi 60 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.