Programi i Mirëqeverisjes dhe Integrimit i Fondacionit Shoqëria e Hapur, fton organizatat jo fitimprurese dhe institucionet publike të marrin pjesë në konkurrimin për inciativa që përmbushin objektivat specifike për prioritetet strategjike si mëposhte:
Ushqimi i debatit mbi mirëqeverisjen me ekspertizë dhe të dhëna.
Veprimtari / ide të sugjeruara (por jo të kufizuara vetëm në sa më poshtë):
- Monitorim sistematik i politikave apo zbatimit të ligjeve të caktuara, (p.sh. zbatimi i Ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil, me fokus te puna e DAP dhe KShC, dhe ligje apo politika të tjera).
Rritje e pronësisë vendore të procesit të integrimit.
Veprimtari/ide të sugjeruara (por jo të kufizuara vetëm në sa më poshtë):
- Veprimtari që rrisin debatin mbi përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim, pjesëmarrjen substanciale të aktorëve, trysninë për progres, dhe sidomos trysninë për një përputhje më të mirë të agjendës së integrimit me atë të tranzicionit e zhvillimit të vendit.
- Monitorim të zbatimit të politikave të ndryshme në kuadër të integrimit.
- Analizë, bazuar në të dhëna konkrete, të kostove dhe benefiteve të integrimit.
Rritje e kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së NjQV-ve.
Veprimtari/ide të sugjeruara (por jo të kufizuara vetëm në sa më poshtë):
- Mbështetje të NjQV-ve në buxhetim, shërbime, planifikim urban, etj,
- Monitorim të mirëqeverisjes në nivel vendor, p.sh. funksionimi i këshillave bashkiakë.
Shënim:
- Projekt propozimi së bashku me dokumentacionin e plotë si dhe një kopje elektronike e projekt propozimit, duhen dorëzuar deri më datë 31 Maj, ora 17:00.
- Limiti maksimal i grantin është 30,000 USD
- Kohëzgjatja maksimale e projekt propozimit është 12 muaj.
(Klikoni mëposhtë për të aksesuar dokumentat)
- Lista e dokumentave të kërkuara për aplikim
- Formulari i aplikimit
- Tabela standard e tarifave të OSFA
- Letër mbi vërtetësinë e dokumenteve (duhet të shoqërojë aplikimin)
- Kushtet e vlerësimit të projektpropozimeve
- E drejta e ankimimit
Përparësi do të kenë:
- Veprimtaritë me metodologji të qarta dhe solide që rezultojnë në të dhëna konkrete dhe rekomandime konkrete për politikat përkatëse;
- Aplikuesit me përvojë në projekte të ngjashme;
- Projektet që konceptohen e implementohen midis dy a më shumë organizatave që shtojnë vlerë apo plotësojnë njëra-tjetrën;
- Aplikuesit që kontraktojnë grupe ekspertësh me përvojë e reputacion;
Formularin e aplikimit dhe listën e dokumentave të kërkuara mund ta tërhiqni edhe pranë recepsionit të Fondacionit në adresën:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)
Rruga "Qemal Stafa", Nr. 120/2
Tel: 04/234621; Fax: 235855
Tiranë
Për pyetje në lidhje me këtë Thirrje për Projekt Propozime, ju lutemi kontaktoni:
Valbona Dedja
Menaxhere e Granteve
vdedja@osfa.soros.al
Adela Halo
Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit Evropian
ahalo@osfa.soros.al