Drejt Evropës përmes Drejtësisë

Unioni i Gjyqtarëve dhe Universiteti Luarasi organizuan në datën 4 maj 2012 për herë të parë në Shqipëri një konferencë, e cila solli bashkë gjyqtarët, prokurorët, juristët e akademikët shqiptarë me gjyqtarët e juristët evropian për të diskutuar mbi reformën gjyqësore në Shqipëri. Konferenca me temë "Reforma gjyqësore, si një ndër 12 prioritetet e sfidës së  integrimit të Shqipërisë në BE" është një përpjekje serioze për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si rruga më e sigurtë drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Z. Ervin Metalla dhe rektori i Universitetit Luarasi, Z. Kristaq Traja mbajtën fjalimet hapëse të konferencës. Z. Traja u përqëndrua në fjalimin e tij tek tejzgjatja e proceseve gjyqësore, si një prej problemeve më shqetësuese të drejtësisë. Ai u shpreh se në fund të kësaj konference do të propozohet hartimi i një projektligji që do t’i japë të drejtë individit të gëzojë të drejtat e tij në procesin gjyqësor brenda një kohe të arsyeshme. Do të kërkohet gjithashtu dëmshpërblimi i qytetarit për të drejtën e vonuar. Ndërsa Z. Metalla nga ana e tij u shpreh se “kjo konferencë nxiti debatin akademik dhe profesional mbi reformën e gjyqësorit, duke synuar t’i qëndrojë sa më larg retorikave të padobishme në këtë aspekt”.

E përshëndetën këtë konferencë edhe dy bashkëfinancuesit: Z. Joseph Williams, Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri dhe Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, Z. Andi Dobrushi, i cili u shpreh se “reformimi i sistemit të drejtësisë kërkon domosdoshmërisht zërin, trysninë dhe kontributin e vetë pushtetit gjyqësor. Për realizimin e drejtësisë në vend pa diskutim që gjyqësori duhet të rrijë larg politikës dhe anasjelltas, por kurrsesi gjyqësori dhe profesionistët e ligjit nuk duhet të qëndrojnë larg politikave dhe politikëbërjes”. Më pas ai e mbylli fjalën e tij duke theksuar se “Reforma në drejtësi është vërtet një ndër sfidat më madhore për integrimin e vendit në BE. Klasa politike dhe ajo gjyqësore duhet t’i bindin vendim-marrësit dhe qytetarët e BE-së që ne meritojmë integrimin, pasi të kemi bindur veten dhe qytetarët shqiptarë se e kemi seriozisht me drejtësinë”.

Më pas paraqitën prezantimet e tyre mbi reformën në gjyqësor gjyqtari Josep Casadevall, nënkryetar i Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ); Znj. Cherry Blair, avokate e njohur në arenën ndërkombëtare, Këshilltare e Mbretëreshës së Anglisë (QC); Prof. Dr. Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë; Prof. Dr. Mariana Semini, drejtoreshë e Magjistraturës; Dr. Ilir Panda, ish ministër drejtësie dhe ish Nën/Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Z.Gent Ibrahimi nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore.

Konferenca u mbyll nga Dr. Sokol Sadushi, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili në fjalën e tij u shpreh se “Nëse procedura për përzgjedhjen e gjyqtarëve bëhet transparente, bazuar në një proces seleksionimi mbi kritere të rrepta shkencore, korrekt dhe të paanshëm, padyshim që edhe vendimmarrja refuzuese nga Kuvendi për kandidaturat për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese apo për Gjykatën e Lartë nuk do të kryhej aq lehtësisht sa ndodh praktikisht”. 

 

Ndërsa Gjyqtari Ledi Bianku, gjyqtar i GJEDNJ, u përqëndrua tek çështja e kontrollit të gjyqtarëve. Ai u shpreh se gjyqtarët mund t’i gjykojnë vetëm ata që e bëjnë këtë duke u bazuar në kritere shkencore dhe profesionale juridike. Duke theksuar se ky do ishte gjykimi, dhe në të njëjtën kohë edhe mbrojtja më e mirë që mund t’i bëhej pavarësisë dhe profesionalizmit të pushtetit gjyqësor.

E moderuar nga gjyqtari i apelit Artur Metani dhe gjyqtari Ervin Metalla, i cili është njëherazi edhe kryetar i  Unionit të Gjyqtarëve, konferenca u dha mundësi të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe pedagogëve të Universitetit Luarasi që të kontribonin në evidentimin e problematikave të gjyqësorit shqiptar, por edhe të ndërhynin me propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmerren nga autoritetet përkatëse.

Kjo konferencë një ditore përveçse një mundësi e mirë për të ndarë qëndrimet mes gjyqtarëve shqiptarë dhe gjyqtarëve evropian, ishte një apel për të gjithë opinionin publik mbi rëndësinë që ka reforma në gjyqësor përsa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Konferenca evidentoi nevojën për më shumë hapësirë për zërin e profesionistëve dhe grupeve të interesit në debatin mbi reformën në drejtësi, duke mos e trajtuar atë si një ekskluzivitet të politikës.

Në fund të konferencës të gjitha prezantimet e prezantuara si dhe kontributet e dhëna gjatë diskutimeve do të përzgjidhen nga një bord editorial i përbërë nga akademikë të Universitetit Luarasi dhe gjyqtarë të Unionit të Gjyqtarëve dhe do të botohen në një botim të veçantë. Ky botim do të shërbejë si një udhërëfyes për reformën në gjyqësor duke shërbyer në hartimin e politikave më efektive në këtë sektor si dhe duke nxitur marrjen e masave konkrete në këtë drejtim.

Kërko në faqe
Open Society Foundations in Europe

Advancing Human Rights in Patient Care: Practitioner Guides

Making Laws Work for Patients

European Communications Associate

Case Watch: A New Perspective on France's Ban on Religious Headcoverings in Schools

Arguments: Corruption as a Threat to the Rule of Law

Arguments: The Effort to Reform Albania’s Libel Laws

Freedom of Expression Should Not Be a Luxury: LGBTI Rights in Georgia

Case Watch: Politics, Justice, and Article 18

ScholarForum: Freedom of Expression/Middle East

European Communications Associate

Executive Assistant

Executive Assistant

Intern

Program Assistant

Program Officer (Temporary)

Program Assistant

Summer Intern, Office of the President

Program Officer

Small Grants Scheme for Organizational Development on EU Accession Issues

European Commission Internship for Young Roma University Graduates

Latin American Advocacy Fellowship on Drug Policy Reform

Alumni Grant Program

Student Initiatives

Statelessness Summer Course at Tilburg University

Advancing the Rights and Integration of Roma

The Asian Human Rights and Drug Policy Program

Central European University Course on Drug Policy and Human Rights

Central Eurasia Project

The Rios Montt Trial: Human Rights Accountability in Guatemala (NYC Event)

The Rios Montt Trial: Human Rights Accountability in Guatemala (Washington, D.C., Event)

Education for All in Kyrgyzstan

Open Society Foundations in Europe

Advancing Human Rights in Patient Care: Practitioner Guides

Making Laws Work for Patients

Case Watch: A New Perspective on France's Ban on Religious Headcoverings in Schools

Will Brazil Support Compulsory Drug Treatment?

Arguments: Corruption as a Threat to the Rule of Law

Open Space and Open Society in Haiti

Advancing Human Rights in Patient Care: Practitioner Guides

Making Laws Work for Patients

Will Brazil Support Compulsory Drug Treatment?

Pre-Trial Detention: Jailed with no Trial, Condemned to Illness and Death

Fifteen Years of Human Rights Photography, Now Available Online

President Obama and #DrugPolicyReform: A Leap in the Right Direction

Condemning Sex Workers is a Dangerous Proposition

Rethinking Policing in the Age of AIDS

Program Assistant

Boyhood and Poverty Are Not Medical Conditions

Education for All in Kyrgyzstan

Freedom of Expression Should Not Be a Luxury: LGBTI Rights in Georgia

ScholarForum: Freedom of Expression/Middle East

All Kids Deserve a Second Chance

Open Society Foundations and the World Bank Get Behind Education for Roma

European Commission Internship for Young Roma University Graduates

Soros Economic Development Fund Backs Aspada Investment Company with $10 Million to Benefit India’s Low-Income Sector

Boyhood and Poverty Are Not Medical Conditions

Money, Power, Respect: Real Life Stories from the Hip-Hop Generation

A New Way to Sustain the Campaign

Debating Human Rights Funding in the EU

So Rich, So Poor: A Conversation with Peter Edelman

Call for Expressions of Interest: Think Tank Young Professional Development Program

Supporting Debate, from Classroom to Community

Combating Anti-Gypsyism: Nothing Less Than Zero Tolerance Will Suffice

Oil Subsidy Report: A Chance for New Democracy in Nigeria?

How Can the U.S. Help the Roma?

Open Society Advances in 2010--2011

Karzai's Bid for a Dictatorial Detention Law

New Legal Aid Law in Sierra Leone Embraces the Role of Paralegals

Reimagining the Constitutional Pardon Power: Does the President Have a Role in Making Drug Sentences Fairer?

Eurovision and Oversight: Making the Most of Azerbaijan's 15 Minutes of Fame

Fair Food Network: Alleviating Hunger One Apple at a Time

A Bad Investment for Europe

The European Union and the Right to Community Living

Fear and Loathing in the French Elections

The Other America

Reform the Un-American Patriot Act

Roma and Racism: International Responses to a Civil Rights Struggle In Europe

Civil Society Groups to Clinton: Help with the Arrest of Bosco Ntaganda

News Digest: Indian Government Rolls out a Centralized Electronic Eavesdropping System

News Digest: South African Parliament Passes Secrecy Bill

Mapping Digital Media: Kazakhstan

Expanding the Framework for Human Rights in Africa

Mapping Digital Media: Estonia

News Digest: Controversial Cybersecurity Legislation Sails through the U.S. House of Representatives

How Internet and Mobile Help Journalists in the Democratic Republic of Congo

Photography, Expanded: Rethinking Engagement and Impact

Mapping Digital Media: France

Mapping Digital Media Research Template