Impakti i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut ndaj shtetit shqiptar në evolimin e kuadrit ligjor dhe praktikës gjyqësore vendaseKonventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) sidomos vendimet e saj të dhëna ndaj shtetit shqiptar kanë qenë në fokus të veprimtarisë së Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros. Nxitja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të njohurive për zbatimin më të mirë e të drejtëpërdrejtë nga ana e sistemit tonë gjyqësor të KEDNJ dhe jurisprudencës së GJEDNJ si burime parësore të së drejtës sonë të brendshme janë analizuar në mënyrë të hollësishme dhe profesionale në një cikël trajnimesh që Fondacioni Soros në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën e Magjistraturës ka organizuar përkatësisht në datat 23 nëntor, 16, 19 dhe 20 dhjetor 2011.