Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) sidomos vendimet e saj të dhëna ndaj shtetit shqiptar kanë qenë në fokus të veprimtarisë së Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros. Nxitja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të njohurive për zbatimin më të mirë e të drejtëpërdrejtë nga ana e sistemit tonë gjyqësor të KEDNJ dhe jurisprudencës së GJEDNJ si burime parësore të së drejtës sonë të brendshme janë analizuar në mënyrë të hollësishme dhe profesionale në një cikël trajnimesh që Fondacioni Soros në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën e Magjistraturës ka organizuar përkatësisht në datat 23 nëntor, 16, 19 dhe 20 dhjetor 2011.
Qendra e Studimeve Parlamentare (QSP) në 27 shtator 2011, në mjediset e hotel “Rogner Europapark” zhvilloi një konferencë shtypi ku bëri publike raportin e monitorimit të veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca, si pjesë e projektit një vjecar me tëmë “Pjesëmarrja e publikut në ligjbërje: procesi i vendimmarrjes në Kuvendin e Shqipërisë dhe pjesëmarrja e publikut në të” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Kuadri ligjor ekzistues për zhvillimin e Zgjedhjeve Vendore të 8 Majit, zbatimi me korrektësi dhe në frymën tërësore të hartimit të tij, sigurojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë e demokratik.
Mungesa e reformës elektorale që do të adresonte të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODHIR si dhe nga raporti i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, evidentoi sërish domosdoshmërinë e kryerjes së saj, në veçanti në lidhje me një sërë boshllëqesh dhe paqartësish që kanë të bëjnë me administrimin e procesit për zgjedhjet vendore
Të enjten, datë 24
shkurt 2011, në Sallën e Trajnimeve të Fondacionit Shoqëria e
Hapur për Shqipërinë (OSFA), Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilloi një trajnim me
përfaqësues të shoqatave që punojnë me komunitetin rom në Shqipëri si dhe
vullnetarë të PNUD-Bashkia Tiranë, të
angazhuar po me këtë komunitet.
Mbi 2600 qytetarë brenda 48 orëve të fundit nënshkruan peticionin qytetar drejtuar partive kryesore politike në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë, për zgjidhjen e situatës së krijuar pas demonstratës së 21 Janarit 2011 në Tiranë.