Programi i Shëndetit Publik

Programi i Shëndetit Publik (PSHP) i fondacionit “Soros” ka filluar në vitin 1993. Falimentimi gradual i sistemit monist gjatë viteve ’80-të rezultoi edhe me kolapsin e plotë të shtetit ndaj shërbimeve në përgjithësi dhe atyre shëndetësore në veçanti. Reformat e nisura për t’ia përshtatur shëndetësinë sipërmarrjes së lirë, mbetën sipërfaqësore. Krizat periodike politike i detyronin qeveritë ta mbështesnin pak këtë sektor. Shëndeti publik u sfidua edhe nga ndryshim i profilit të sëmundjeve me shfaqjen e disa “të rejave”, ndërkohë që shumë sëmundje kronike vinin duke u shtuar. Në këtë mjedis, programet shëndetësore të financuara nga fondacioni “Soros”, dhanë ndihmesë të drejtpërdrejt në institucione të këtij profili, në personelin mjekësor, në organizata të shoqërisë civile dhe sidomos në personat që kanë më shumë nevojë dhe më pak mundësi. Nga projekti i parë i aprovuar në 1993 e deri tek projekti i fundit në 2005, PSHP ka mbështetur mbi 100 iniciativa të mëdha e të vogla në fushat e parandalimit apo të trajtimit shëndetësor, pa përfshirë këtu edhe një numër të madh trajnimesh e pjesëmarrjesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shkak të varfërisë ekonomike, PSHP u bë mbështetës për kualifikimin e një numri të konsiderueshëm të mjekëve shqiptarë. Një vend të veçantë zuri programi i trajnimit afatshkurtër që zhvillohet në Salzburg të Austrisë, ku çdo vit zhvillohen kurse të nivelit të lartë në degë të ndryshme të mjekësisë. Një numër projektesh kanë përmirësuar njohuritë e mjekëve të familjes mbi probleme specifike të diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve më serioze që kërcënojnë popullatën. Përmirësimit të njohurive profesionale i kanë shërbyer edhe një sërë konferencash e seminare kombëtare të kryera nga shoqatat e mjekëve. Nevojat për specialistë të trajnuar dhe menaxherë e administratorë të sistemit shëndetësor publik, nxitën bashkëpunimin e institucioneve kombëtare me ato ndërkombëtare, duke arritur të reformonin strukturat mjekësore. Për të pasur efikasitet dhe qëndrueshmëri në kryerjen e projekteve, fondacioni “Soros“ ka nxitur angazhimin e bashkëdonatorëve, ka influencuar në krijimin e organizatave të reja të shoqërisë civile dhe ka mbështetur institucionet publike për kapërcimin e vështirësive të shumta. Nga moria e programeve të inicuara nga fondacioni “Soros”, do të veçonim:
Modele shërbimesh shëndetësore për grupet në nevojë
Programe të kujdesit paliativ
Shkolla shqiptare e shëndetit publik
Modele shërbimesh për parandalimin e AIDS dhe drogave
Forcimi i kapaciteteve mjekësore; seminaret e Salzburgut
Rritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore

 

Modele shërbimesh shëndetësore për grupet në nevojë

Tranzicioni shqiptar, veç shpresës dhe lirisë, ka qenë i mbushur me kriza, destabilitet dhe është shoqëruar me prishje të kohezionit social. Në një kohë kur një pjesë e shoqërisë arrinte të përfitonte, individë dhe komunitete të caktuara, që për arsye biologjike apo sociale ishin të pafavorizuara, bëheshin gjithnjë e më të pambrojtur. Shërbimet shëndetësore për këto grupe ose ishin të pamjaftueshme ose mungonin fare. Ishte kjo arsyeja kryesore e nisjes së veprimtarisë së fondacionit “Soros” duke mbështetur me shërbime shëndetësore aty ku mungonin ose për ata që nuk kishin mundësi t’i siguronin ato.  Të moshuarit, gratë, fëmijët dhe të sëmurët rëndë, ishin disa nga grupet e popullatës ku janë nxitur iniciativa dhe praktika shërbimesh shëndetësore, të cilat arritën të prodhonin shëndet dhe të ofronin modele suksesi për të tjerët.

a). Qendra e Zhvillimit të Fëmijës (QZHF)

QZHF-ja u krijua në formën e një qendre që funksionon ende si një model shërbimi në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta në zhvillimin e tyre. Problemet e zhvillimit të fëmijëve, kthehen në probleme të zhvillimit të të gjithë familjes dhe në kushtet e mungesës së ndihmës dhe mbështetjes, këto familje priren për t’u gjendur të rrezikuara.
Në këtë qendër u vlerësuan dhe u trajtuan rreth 1335 fëmijë të grupmoshave nga 0- 18 vjeç nga i gjithë vendi. QZHF-ja ka një sistem të mirëfilltë data base, ku janë të përfshirë të gjitha të dhënat statistikore të mbi 1000 fëmijëve të ndjekur e trajtuar. Fëmijët që janë trajtuar në këtë qendër kanë paraqitur problematika të ndryshme, për të cilat nuk kanë ekzistuar më parë shërbime shëndetësore si:
  •   Lindjet me rrisk,
  •   Çrregullimet psiko-somatike,
  •   Probleme të zhvillimit psikomotor,
  •   Probleme të zhvillimit mendor,
  •   Çrregullime emocionale dhe relacionale,
  •   Probleme të të folurit dhe të komunikimit,
  •   Vështirësi specifike të të mësuarit,
  •   Çrregullime sensiorale,
  •   Çrregullime të personalitetit.
Një anë tjetër anë pozitive e kësaj qendre ishte lidhja dhe bashkëpunimi me institucionet shëndetësore dhe kryesisht me konsultoret e nënës dhe të fëmijës në maternitete, me poliklinikat shëndetësore, me mjekët e familjes, me qendrat ditore e rezidenciale. Gjithashtu në fokusin e qendrës ka qenë edhe koordinimi i veprimtarive me Ministrinë e Arsimit, drejtoritë arsimore të qytetit, drejtoritë përkatëse të çerdheve, kopshteve e shkollave, për të mundësuar procesin e integrimit dhe të gjithpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në strukturat e arsimit parashkollor edhe atij shkollor.

b). Modele shërbimesh për të moshuarit

Tranzicioni demografik ka bërë që të moshuarit në Shqipëri të shndërrohen në një problem të rëndësishëm të popullatës. Shërbimet shëndetësore të para viteve 90’ nuk ishin modeluar në mënyrë që t’iu përgjigjeshin nevojave të moshës së tretë. Është fakt se shumica e personave mbi 65 vjeç vuajnë nga të paktën një sëmundje kronike dhe një pjesë e madhe e tyre kanë edhe më shumë se një sëmundje të tillë. Veç kësaj atyre u shtohen problemet e lidhura me aftësinë për të lëvizur apo të shëndetit mendor, ndërkohë që varfëria ekonomike vështirëson aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore të një sistemi ku dominojnë pagesat informale. Janë disa projektet e mbështetura nga fondacioni “Soros” lidhur me nevojat shëndetësore për këtë grup. Të tilla ishin qendrat ditore për të moshuarit në Sarandë dhe Korçë, ajo e depistimit në Krujë si dhe projekte tjera që dhanë shërbime specifike për të moshuarit.

 

c). Mbështetja për shëndetin e gruas

Në raportet e fondit të OKB-së, në dokumentet e qeverisë shqiptare dhe të misionit të Bankës Botërore, femrat janë konsideruar si një nga grupet më të rrezikuara të popullsisë shqiptare. Niveli i zhvillimit social dhe treguesit ekonomikë dëshmojnë vështirësi të femrave për të përfituar në mënyrë të barabartë nga zhvillimi i vendit. Ato kanë pak akses në vendimmarrje dhe mbeten të varura ekonomikisht nga burrat. Gjithashtu nevojat specifike shëndetësore jo vetëm si femra por edhe si nëna, i bën ato veçanërisht të rrezikuara. Në Shqipëri për arsye të zhvillimit demografik specifik, ka pasur një fokusim të veçantë të sistemit shëndetësor në drejtim të nënës (së bashku me fëmijën). Pjesërisht kjo eksperiencë është trashëguar edhe në vitet e tranzicionit, por ajo ka qenë e rrezikuar nga vështirësi të shumta, (përfshi mungesën kronike të burimeve, pabarazitë e mëdha në akses dhe përballja ndaj dukurive të reja në shëndetësinë shqiptare si aborti dhe planifikimi familiar). PSHP-ja është përpjekur të japë një përgjigje duke mbështetur disa projekte në Tiranë dhe rrethe. Këtu përfshihen institucionalizimi i abortit me aspirim manual dhe shtrirja e përdorimit të tij, realizuar nga Shoqata Shqiptare e Pirinatologjise, edukimi i grave shtatzëna i kryer nga Qendra Universitare, rehabilitimi i grave të paralizuara i bërë nga Qendra Këshillimore në Shkodër, sensibilizimi rreth shëndetit gjinor përfshi dhunën ndaj gruas midis profesionistëve të shëndetit dhe gjithë komunitetit në rrethin e Tropojës, etj.

 

Programe të kujdesit paliativ

Kujdesi paliativ ka në fokus të të tij pacientët terminalë ku veçohen ata me kancer, me AIDS, me diagnozë neurologjike dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Ryder Albania (RA) u krijua kur kurba e sëmundjeve të kancerit po rritej ndjeshëm. Më shumë se 70% e personave me kancer, nga pamundësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit adekuat, bëheshin pacientë terminalë dhe objekt i shërbimit të kujdesit paliativ. Gjatë viteve nuk kanë munguar vështirësitë dhe problemet me të cilat është përballuar RA, ku kanë ndikuar edhe situatat specifike me natyrë sociale, shëndetësore dhe ekonomike, në të cilat ka kaluar vendi. Këto probleme shërbyen si kushte për të nxitur krijimin dhe motivimin e RA. Problemet në infrastrukturën e vendit ishin sfida serioze për arritjen e pacientëve në zona të vështira. Përmes këtyre vështirësive RA ka arritur të realizojë një volum të madh pune. Nëse në 1994-ën janë asistuar 42 pacientë, në 2003-in u asistuan  417 pacientë. Numri i përgjithshëm i pacientëve të asistuar nga Nëntor 1993 deri në Dhjetor 2003 është 2115 pacientë (1187 në Tiranë dhe 930 në Durrës). Nga trajnimet e personelit dhe personave të tjerë që mund të shërbejnë për të ofruar kujdes paliativ, kanë përfituar 414 persona, ndër të cilët 225 mjekë e infermierë, 88 punonjës socialë e psikologë dhe 108 familjarë të pacientëve. Është botuar një udhëzues praktik: “Kujdesi paliativ” dhe janë përshtatur në shqip dy libra të OBSH-së: “Kontrolli i simptomave në kujdesin paliativ” dhe “Lehtësimi i dhimbjes nga kanceri”. Gjithashtu është botuar broshura “Ilustrues praktik në ndihmë të familjarëve të pacientëve” dhe 4 fletëpalosje informative mbi aktivitetin e qendrës. Përfshirja e disa temave mbi kujdesin paliativ në programet mësimore të fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Shkencave Sociale është bërë për herë të parë me këmbënguljen e RA, ndërkohë që kjo shoqatë ka qenë nxitëse dhe bashkënismëtare në themelimin e Shoqatës Shqiptare të Kujdesit Paliativ.

 

Shkolla shqiptare e shëndetit publik

Debatet për krijimin e shkollës së shëndetit publik në Shqipëri kanë kohë më parë, por deri në vitin 2000 nuk pati ndonjë ndryshim të qënësishëm. Pengesë kryesore kanë qenë mungesat në personel të kualifikuar si dhe konfliktualiteti ndër-institucional. Sistemi i organizimit shëndetësor në Shqipëri ka qenë ndërtuar sipas modelit rus. Ndryshimet që ndodhën në filozofinë dhe praktikën e shëndetit publik, nxorën si domosdoshmëri edhe reformimin në këtë fushë. Në një sërë vendesh të Europës, trajnimi për shëndetin publik po i nënshtrohej një procesi reformimi. Ky proces ndodhte në një kontekst të gjerë reforme në arsimimin universitar që u kulmua me kartën e Bolonjës. Trajnimi për shëndetin publik kishte akoma më shumë arsye të reformohej e përmirësohej, sidomos në drejtim të përafrimit të programeve. ASPHER-i (Shoqata Europiane e Shkollave të Shëndetit Publik) ishte shndërruar në një agjenci që ushtronte një forcë të admirueshme në mbështetje të këtij procesi. Bashkëpunimi i fondacionit “Soros” me ASPHER-in kishte dhënë rezultate premtuese në projekte të ngjashme në vende të Europës Lindore dhe Juglindore. Në Shqipëri, ky binom arriti të ofronte mbështetjen e duhur në burime dhe ekspertizë. Në vizionin afatgjatë të projektit u hodhën tri hapa të rëndësishëm:
  •            Krijimi i një mjedis nxitës dhe mbështes për zhvillimin e brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm të specialistëve, menaxherëve dhe akademikëve të shëndetit publik;
  •            Promovimi i kërkimit shkencor i cili do të ishte rigoroz si në skicim ashtu edhe në zbatim;
  •            Marrja mbi vete e përgjegjësisë së rolit udhëheqës duke këshilluar, mbështetur dhe bashkëpunuar me të gjithe aktorët që kanë përgjegjësi politike dhe profesionale në shëndet publik.
Për të realizuar këtë vizion afatgjatë u synua përmirësimi i njohurive teorike, metodologjike dhe praktike në fushën e shëndetit publik sipas standarteve ndërkombëtare. Si një shembull ku do të themelohej një shkollë e mirëfilltë shërbeu zbatimi i një masteri të shëndetit publik (MSHP) sipas standartve ndërkombëtare. Procesi kaloi nëpër tre faza:
  •            U hodhën e themelet e rregullimit institucional si dhe filloi procesi i trajnimit për pedagogët;
  •            U përgatit struktura mësimore dhe e kurrikulave për të gjitha modulet që do të përbënin masterin;
  •            U zbatua në praktikë kursi një vjeçar “Master në Shëndet Publik” me mbështetjen e Ministrisë Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Reforma institucionale për Shkollën e Shëndetit Publik do të kërkonte një mekanizëm organizativ më madhor. Fomula më e pranueshme ka qenë në bazë të një Draft-Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), për të cilin është bërë avokati pranë Ministrisë të Shëndetësisë, asaj të Arsimit dhe pranë Kryeministrisë. Shkolla e shëndetit publik do të funksionojë si një Qendër Trajnimi pranë Fakultetit të Mjekësisë. Marrëdhëniet e ISHP me shkollën do të ndërtohen sipas modelit ekzistues të raporteve midis Fakultetit të Mjeksisë dhe QSUT. Shkolla dhe ISHP do të kenë përkatësisht drejtorin dhe dekanin e tyre dhe të gjitha marrëdhëniet midis tyre do të rregullohen me rregullore të brendshme të aprovuara nga Rektori i Universitetit dhe Ministri i Shëndetësisë. Shkolla do të ketë stafin e pedagogëve të brendshëm të organizuar në 5 departamente: Epidemiologji - Biostatistikë, Promovim - Edukim Shëndetësor, Planifikim - Menaxhim Shëndetësor, Shëndet Mjedisor dhe Kontroll i Sëmundjeve Infektive. Pedagogët e shkollës do të angazhohen në proceset operative dhe kërkimore të ISHP-së, ndërkohë që shefat e departamenteve do të marrin edhe detyra organizative si shefa të ISHP-së, duke ruajtur pavarësinë akademike por duke zbatuar detyrat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Modele shërbimesh për parandalimin e AIDS dhe drogave

Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme (SST) dhe përdorimi i drogave, megjithëse probleme të shëndetit publik që shfaqen klinikisht të ndryshme tek individët, kanë pika të shumta takimi. Si kudo, pa bërë dallim midis vendeve të zhvilluara ose jo, përdorimi i drogës dhe trasmetimi i sëmundjeve infektive, edhe në Shqipëri ka pasur pasoja të rënda shëndetësore. Për arsye të izolimit ekstrem para vitit 1990 Shqipëria mund të konsiderohej si një vend pa sëmundje të tilla. Sëmundjet e reja si droga dhe AIDS pothuaj nuk kishin hyrë ende, ndërkohë që sëmundje të tjera seksualisht të trasmetueshme të themi “të vjetra” ishin zhdukur. Hapja e vendit dhe marrja e stilit perëndimor të jetesës, u shoqërua edhe nga importimi i profileve shëndetësore ku droga dhe AIDS, zinin vendin e tyre të rëndësishëm. Sistemi shëndetësor publik ishte i papërgatitur para një sfidë të tillë. Në këto kushte lindën iniciativat e para nga ana e shoqërisë civile, ku “Aksion Plus“ meriton një vend të veçantë. Kjo shoqatë u formua në vitin 1992 nga një grup mjekësh, artistësh dhe studentësh. Qëllimi i “Aksion Plus“ ishte puna për parandalimin e AIDS-it dhe përdorimit të drogës, nëpërmjet informimit, edukimit, instruktimit, përgatitjes së edukatorëve bashkëmoshatarë, publikimeve dhe veprimtarive të tjera.


Forcimi i kapaciteteve mjekësore; seminaret e Salzburgut

Seminaret medikale të Salzburgut prej shumë vitesh kanë vendosur kontakte midis mjekëve prej spitaleve dhe shkollave mjekësore më të mira të Amerikës me mjekët që praktikojnë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, Azisë Qendrore dhe ish Bashkimit Sovjetik, midis të cilave edhe Shqipëria. Ato janë të organizuara në katër disiplina të mjekësisë dhe të shëndetit: mjekësia për adultet, pediatria, neonatologjia dhe shëndeti publik. American Austrian Foundation (AAF) është fondacioni që organizon dhe mbështet seminaret në bashkëpunim me fondacionin “Soros” në vende të ndryshme të botës. Seminaret mjekësore kualifikuese të Salzburgut zhvillohen që nga viti 1993. Synimi i tyre ka qenë të përmirësojnë kujdesin shëndetësor nëpërmjet përmirësimit të njohurive të mjekëve. Këtë objektiv ato e kanë realizuar duke transferuar njohuritë bashkëkohore, por edhe duke shkëmbyer eksperiencat midis pjesëmarrësve. Një objektiv tjetër i seminareve është krijimi i një rrjeti të gjerë pjesëmarrësve. Ky rrjet mundëson kontakte të vazhdueshme midis anëtarëve, rritjen profesionale të tyre si bashkëpunimin me personalitete në praktikën mjekësore dhe arsimimin mjekësor. Vendosja e një shkolle mjekësore globale e realizuar me ndihmën e internetit ka ndihmuar mjekët në vende të ndryshme të kenë akses në informacionin mjekësor më të fundit si dhe të këshillohen me opinionet e kolegëve të tyre. Nga Shqipëria kanë shkuar në seminaret e Salzburgut rreth 100 mjekë, mes të cilëve 16 kanë qenë  ”intern” (pjesëmarrës në kurs 1 – mujor) dhe 78 “fellow” (pjesëmarrës në kurs 1 – javor). Meqënese financuesi kryesor i këtij programi është OSI, PSHP-ja ka ushtruar rolin koordinues për Shqipërinë, duke promovuar seminaret dhe duke ndihmuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Nga ana tjetër, PSHP/OSI, prej vitit 2002, filloi një proces të trasferimit të këtyre aktiviteteve pranë një organizmi shqiptar që do të siguronte vazhdimësinë në mënyrë të pavarur nga PSHP të programit të seminareve dhe rrjetit të pjesëmarrësve.

 

Rritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore

Sistemi shëndetësor shqiptar është në reformim prej më shumë se një dekadë. Por ky proces ka mbetur në vend dhe marrëdhëniet midis ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe aty që i kërkojnë, janë të deformuara. Pacientët vijojnë të marrin shërbime me një kosto të lartë financiare dhe morale. Të drejtat njerëzore të tyre anashkalohen. Shqipëria i ke firmosur të gjitha traktatet ndërkombëtare mbi të drejtat e pacientëve, por një sere faktorësh kanë penguar në zbatimin e tyre. Fondacioni “Soros” e ka vendosur këtë çështje në prioritetet e tij afatgjata. Synimi ka qenë të nxitet përhapja e informacionit mbi të drejtat nga këndvështrimi i standarteve ndërkombëtare. Në këtë kudër vizionar, PSHP-ja nxiti projekte të veçanta që ndihmonin në realizimin e objektivave strategjikë, por edhe në mbështetjen e krijimit të organizatave të shoqërisë civile që do ta ushtronin aktivitetin e tyre në këtë fushë. Duhet theksuar se si shoqatat e pacientëve ashtu edhe shoqata të tjera të kësaj natyre, ishin të dobëta ose jovepruese. Një projekt i spikatur për nxitjen e pjesëmarrjes së përdoruesve në shërbimet shëndetësore dhe vlerësimin e tyre ka qenë edhe ai i zhvilluar në Tiranë nga ISOP (Instituti i Vlerësimit të Opinionit Publik). Dikur ky proces kryhej vetëm nga drejtusit e ASHR (Autoriteti Shëndetësor Rajonal), ndërsa në këtë projekt u bë aktive edhe pjesëmarrja dhe kontrolli nga vetë pacientët. Bazuar në informacionin e grumbulluar nga fokus grupet dhe  intervistat, u përgatit një raport i hollësishëm që u diskutua me autoritetet shëndetësore dhe që iu shpërnda shumicës së qendrave shëndetësore.
Kërko në faqe
Equality Data Initiative Meeting

The Maidan, Crimea, and the East: Evolving Human Rights Challenges in Ukraine

Women Peacebuilders in Bosnia and Herzegovina

Stand with Ukraine

Administrative Assistant

Tackling Corruption in Armenia with High- and Low-Tech Tools

España: Reclamación administrativa contra el ‘perfil étnico’

When Italians Were the Ones Being Called “Dirty Beggars”

Writing Ukraine’s Next Chapter

Does Digital Media Mean Better Media?

Administrative Assistant

Research Assistant

Administrative Assistant

Program Officer/Senior Program Officer

Program Officer/Senior Program Officer

Program Officer

Intern

Program Associate

Finance Manager

Communications Officer

Senior Communications Officer

Content Strategist

Deputy Director

Associate Director of Compensation

Program Director

Academic Capacity Development Program/Returning Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/International Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/Departmental Partner Program

Latin American Advocacy Fellowship on Drug Policy Reform

Moving Walls 22: Group Exhibition on Surveillance

Think Tank Young Professional Development Program

Document Abuses in Drug Treatment Centers

Civil Society Scholar Awards

Aryeh Neier Open Society Justice Initiative Fellowships

Statelessness Summer Course at Tilburg University

Promoting Inclusion and Participation of Minorities and Marginalized Groups in European Cities

Drug Policy and Human Rights Summer Course at Central European University

Baltimore Community Fellowships

Organizational Development Grants to Think Tanks

Disability Rights Scholarship Program

Call for Applications: Summer School in Human Rights Litigation

European Commission Internship for Young Roma University Graduates

Open Society Presidential Fellowship

Internship: Making the Most of EU Funds for Roma

Romani Women’s Fellowship

The Social Cost of the Uzbek Cotton Industry

Equality Data Initiative Meeting

The Maidan, Crimea, and the East: Evolving Human Rights Challenges in Ukraine

Women Peacebuilders in Bosnia and Herzegovina

At the UN, New Voices Call for an End to the Drug War

Rights Groups Call for Inclusion of Civil Society at U.S.-Africa Leaders Summit

Is Press Freedom Possible in Pakistan?

Tackling Corruption in Armenia with High- and Low-Tech Tools

Remembering Peter Bell

The Pashtun Question: Myths, Realities, and Militancy in Afghanistan and Pakistan

Democracy Is More Than Just Holding Elections

How to Ensure Free and Fair Elections in Guinea

España: Reclamación administrativa contra el ‘perfil étnico’

How to Stop Overdose Deaths in New York

When Italians Were the Ones Being Called “Dirty Beggars”

Writing Ukraine’s Next Chapter

Does Digital Media Mean Better Media?

In France, a University for Political Engagement

Money and Politics in America: The View from Overseas

Turning the Tide Against Torture

The Social Cost of the Uzbek Cotton Industry

Equality Data Initiative Meeting

The Maidan, Crimea, and the East: Evolving Human Rights Challenges in Ukraine

Women Peacebuilders in Bosnia and Herzegovina

At the UN, New Voices Call for an End to the Drug War

Rights Groups Call for Inclusion of Civil Society at U.S.-Africa Leaders Summit

Is Press Freedom Possible in Pakistan?

Tackling Corruption in Armenia with High- and Low-Tech Tools

Remembering Peter Bell

The Pashtun Question: Myths, Realities, and Militancy in Afghanistan and Pakistan

Democracy Is More Than Just Holding Elections

How to Ensure Free and Fair Elections in Guinea

España: Reclamación administrativa contra el ‘perfil étnico’

How to Stop Overdose Deaths in New York

When Italians Were the Ones Being Called “Dirty Beggars”

Writing Ukraine’s Next Chapter

Does Digital Media Mean Better Media?

In France, a University for Political Engagement

Money and Politics in America: The View from Overseas

Turning the Tide Against Torture

Democracy Is More Than Just Holding Elections

How to Stop Overdose Deaths in New York

Latin American Advocacy Fellowship on Drug Policy Reform

Austerity: A Failed Experiment on the People

Program Officer

Intern

To Achieve Roma Equality, Europe Must Address Health Disparities

Document Abuses in Drug Treatment Centers

Civil Society Scholar Awards

Extreme Abuse in the Name of Drug “Treatment”

Academic Capacity Development Program/Returning Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/International Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/Departmental Partner Program

Where an Open Society Scholarship Can Take You

Keeping a Promise to Black Boys in America

Civil Society Scholar Awards

When Schools Become Targets of War

All Young People in America Deserve the Opportunity to Succeed

A New Milestone for America’s Young Men of Color

Ten Leading Foundations Join Forces to Expand Opportunity for Young Men of Color

Is Press Freedom Possible in Pakistan?

Does Digital Media Mean Better Media?

Moving Walls 22: Group Exhibition on Surveillance

Mapping Digital Media: Indonesia

Radical Democracy: A Video Challenge for an Open Society

Film Screening: Return to Homs

What Is “Open Access”?

Mapping Digital Media: Canada

Content Strategist

Civil Society Scholar Awards