AEDP

 Projekti Shqiptar i Zhvillimit të Arsimit (AEDP) ishte një ndërmarrje e madh në reformimin e arsimit shqiptar, duke ndërhyrë në fushën e konstruksionit, të kurrikulës dhe të komunitetit. Synimi i tij ishte krijimi i modeleve të praktikës së mirë, që më pas do t’i rekomandoheshin MASH-it për t‘i shtrirë në shkallë të gjerë në të gjithë sistemin. OSFA hartoi një program për arsimin parauniversitar (2002-2004) duke u përqendruar në politikat arsimore. Fushat e identifikuara për ndërhyrje kanë qenë:
- Shkolla dhe komuniteti,
- Cilësia dhe mundësitë e njëjta për arsimim,
- Çështje të veçanta të politikave arsimore.                 
Zbatimi i programit u bë në rrugë operacionale: Një pjesë u realizuar nga OSFA, kurse pjesa tjetër u zbatuar nga OJF-të në fushën e arsimit, shoqatat e klientëve të arsimit, bashkitë, qendra e trajnimit dhe e kualifikimit për arsimin, specialistë të arsimit etj.
Në veprimtaritë e zhvilluara në vitet 2003-2006 u përfshinë dhjetëra aktorë dhe qindra përfitues (përfaqësues të politikëbërësve, siguruesve të shërbimit arsimor, klientëve të tij dhe të donatorëve), duke ndihmuar në:   
- transparencën e informacionit mbi gjendjen e shërbimit arsimor dhe mbi projektet reformuese;
- institucionalizimin e pjesëmarrjes së siguruesve dhe klientëve të shërbimit arsimor në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të tij;
- bashkërendimin e përpjekjeve të aktorëve të ndryshëm jashtë administratës publike për të ndikuar në zhvillimet arsimore.           
OSFA përfundoi dokumentimin e trashëgimisë së AEDP-së, pjesë e të cilit është botimi në shqip dhe anglisht i librit “Shkolla është jona” (2004). Gjatë kësaj periudhe fondacioni mbështeti me grante qendrën “Hap pas hapi”,  si dhe dy programe të tjera spin-off të realizuara nga “Mendimi kritik dhe qendra komunitare“. OSFA mbështeti botimin e revistës “Arsimi sot dhe nesër” të institutit “Edukimi drejt së ardhme s” (EDA), si dhe veprimtari të tjera në dobi të arsimit parauniversitar. Në mënyrë më të përmbledhur, projektet më të realizuara kanë qenë:  

Përfshirja e komunitetit në zgjidhjen e problemeve të  shkollës
Përfshirja e pushtetit vendor në reformën arsimore
Trajnimi i gazetarëve për probleme arsimore
Përfshirja në nismën “arsim për të gjithë“
Zgjidhja e çështjeve të veçanta të politikave arsimore
Financimi i arsimit nga burimet private
Vlerësimi i shpenzimeve publike dhe private në arsim
Standardet profesionale për mësuesit
Harmonizimi i politikave sociale me ato arsimore
 

 

 

 Përfshirja e komunitetit në zgjidhjen e problemeve të  shkollës

Arsimi ynë  nuk ka trashëguar ndonjë traditë në përfshirjen e komunitetit në problemet e shkollës, prandaj puna me të ka qenë një nga tri drejtimet kryesore të veprimtarisë 8-vjeçare të AEDP-së. Të gjithë aktorët në fushën e arsimit, duke përfshirë edhe prindërit e komunitetin, mësuan shumë për metodat dhe praktikat përkatëse të bashkëpunimit të ndërsjellë, si nëpërmjet marrjes së organizuar të njohurive, ashtu edhe nëpërmjet përvojës së realizimit të projekteve për të nisur ndryshime dhe për të zgjidhur probleme në shërbim të reformës arsimore. Gjatë këtij procesi u krijuan mekanizma të rinj, si bordi i  shkollës, këshilli i prindërve, shoqata e prindërve dhe qeveria e nxënësve, si përfaqësuese të grupeve të interesuara për t'u përfshirë në hartimin e politikave dhe vendimmarrjen në arsim, si dhe në monitorimin e zhvillimeve arsimore. OSFA përcaktoi disa objektiva dhe në zbatim të tyre i dha mbështetje marrjes së opinionit të qytetarëve për reformën arsimore në Shqipëri. Ky projekt u mbështet mbi një anketim të zgjeruar të zhvilluar nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim me rreth 1000 individë të grup-moshave mbi 18 vjeç, që u përzgjodhën në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Me përkrahjen e OSFA-s u arrit në krijimin e Konfederatës së Shoqatave të Prindërve të Shqipërisë (KSHPSH), si një organizatë kombëtare me status juridik, e cila synon të kthehet në një partner afatgjatë dhe të rëndësishëm në hartimin e politikave dhe në vendimmarrjet në fushën e arsimit. Po kështu u arrit edhe krijimi i rrjetit të OJF-ve shqiptare të Arsimit Parauniversitar (ROA). Drejtimet kryesore të veprimtarisë së zhvilluar nga KSHPSH dhe ROA, kanë qenë:

  •   Bashkimi me Lëvizjen “Mjaft” për shtimin e buxhetit të arsimit për vitin 2005;
  •   Referime në Konferencën Kombëtare për Strategjinë e Arsimit Parauniversitar;
  •   Sensibilizimi i opinionit publik dhe përpunimi i një strategjie për parandalimin e dhunës fizike në shkollat tona;
  •   Bashkëpunimi me drejtorinë arsimore dhe qeveritë e nxënësve të qarkut të Durrësit për evidentimin e mbingarkesës në tekste;

Një projekt i mbështetur nga OSFA-ja dhe i realizuar nga ROA ka qenë: “Debati profesional rreth reformimit të kurrikulës së arsimit parauniversitar”. Ky projekt pati si objekt:

  •   Cilësia e reformës së kurrikulës së arsimit nëntëvjeçar;
  •   Gjendja e kurrikulës në arsimin e mesëm të përgjithshëm;
  •   Politika e botimeve të librit shkollor;
  •   Procedura e pranimit në shkollat e larta.

Nga debatet e organizuara për secilën nga këto çështje, në të cilat u vunë përballë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, që përgjigjen për hartimin e kurrikulës; mësuesit e drejtorët e shkollave, si zbatues të saj dhe nxënësit e prindërit si përfitues të shërbimit arsimor, u formuluan një sërë rekomandimesh, të cilat iu paraqitën MASH-it dhe ndikuan për të bërë një sërë përmirësimesh të rëndësishme.
             

Përfshirja e pushtetit vendor në reformën arsimore

Pushteti vendor ka përgjegjësi të caktuara për arsimin parauniversitar, veçanërisht në rrethanat e decentralizimit të pushtetit. Për këtë arsye fondacioni “Soros“ mbështeti projektin “Debat për decentralizimin e arsimit parauniversitar” të ndërmarrë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) në bashkëpunim me ROA-n. Në debatet e organizuara në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër morën pjesë kryetarë e specialistë bashkish, specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe të MASH-it, të këshillave bashkiakë dhe të qarqeve, të drejtorive rajonale të arsimit, specialistë të SHBSH-së e të ROA-s; drejtorë shkollash dhe përfaqësues të këshillave të prindërve e të qeverive të nxënësve. Pjesëmarrësve në debat iu vunë në dispozicion dokumentet e miratuara për procesin e decentralizimit të arsimit parauniversitar, duke pasur si qëllim jo vetëm informimin e pjesëmarrësve mbi politikat e pritshme për decentralizimin, por njëkohësisht edhe nxitjen e debatit për të konkretizuar hapat e duhur për decentralizimin e arsimit parauniversitar.
Nga pjesëmarrësit janë paraqitur konstatime dhe janë bërë propozime konkrete për ndryshime në legjislacion, në kurrikula, në ndarjen e kompetencave, në përfshirjen e bordeve të shkollave e të qeverive të nxënësve dhe për shoqërimin me mjetet financiare që nevojiten për realizimin e funksioneve nga bashkitë.

 

Trajnimi i gazetarëve për probleme arsimore

Fondacioni “Soros“, duke u fokusuar në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në zhvillimet arsimore në vend dhe duke njohur kontributin e medias në përçimin e mesazheve të rëndësishme, ideoi dhe udhëhoqi në qershor 2003 një trajnim të gazetarëve të mediave kryesore. Gjatë trajnimit gazetarët morën kontakt me profesionistë të fushës, përfaqësues të MASH-it, të qendrës “Hap pas hapi”, të Qendrës për Arsimin Demokratik, të  Qendrës Kombëtare të Vlerësimeve, si dhe u njohën me disa materiale të rëndësishme për të kuptuar problematikën e arsimit në vend. Disa prej këtyre gazetarëve ndoqën në vijimësi veprimtarinë e OSFA-s kushtuar arsimit, duke u kthyer në pjesëtarë shumë të vlefshëm të ekipit. Rezultat i drejtpërdrejtë i këtij trajnimi ishte shtimi i artikujve dhe i kronikave për arsimin në media, veçanërisht në gazetën ”Shekulli”, në të cilën OSFA mbështeti 9 numra të një shtojce të posaçme (Max) me 8 faqe për arsimin, pesha kryesore e së cilës u mbajt me sukses nga gazetarë të rinj. Për herë të parë në shtypin shqiptar u fol në thellësi për problemet e arsimit si: tekstet, kualifikimi i mësuesve, marrëdhëniet mësues-nxënës, vlerësimet, decentralizimi, reforma, arsimimi i pakicave etj. Dhjetëra mësues e nxënës në të gjithë Shqipërinë u përfshinë në diskutim, duke dhënë opinionet e tyre në lidhje me temat e veçanta.


Përfshirja në nismën “Arsim për të gjithë“

Arsimi është një e drejtë njerëzore dhe një  element shumë i rëndësishëm i jetës sonë, prandaj ai është çështje e të gjithëve. Mirëpo, gjendja e arsimit është e tillë, që shoqërisë i duhet të përballet akoma me mjaft sfida. Kështu, gratë dhe vajzat e kanë shpesh të pamundur të arsimohen, ndërsa mësuesit shpesh nuk çmohen për rolin dhe vlerat që kanë. Mënyra e vetme për të prekur këto probleme si përjashtimi dhe vetëpërjashtimi i romëve nga arsimi, kufizimi i të ardhurve fshatarë në shkollat e qytetit, braktisja e shkollës nga djemtë dhe vajzat, diskriminimi në shkollë dhe brenda klasës për shkak të rrethanave sociale, dialekteve, origjinës, varfërisë, gjinisë, etnisë etj.) është krijimi i partneritetit “Arsim për të gjithë“ (Education for All-EFA). Me rezolutë të OKB-së, periudha 2005-2014 u shpall Dekada e Arsimit për Zhvillim të Qendrueshëm. Në këtë mënyrë EFA u shndërrua në një nismë globale, që synon t’i japë gjithkujt mundësinë për t’u arsimuar. Shqipëria, duke iu bashkuar kësaj nisme, i  propozoi Sekretariatit të G–8-ës projektin e saj kombëtar “Arsim për të gjithë“, për hartimin e të cilit misioni i Bankës Botërore dhe zyra e OSFA-s në Tiranë mbështetën konsulencën ndërkombëtare dhe lokale të  nevojshme. Konsulenti lokal hartoi pjesën përshkrimore të propozimit për grupin e vendeve mbështetëse, ndërsa paraqitjen e dokumentit te donatorët dhe lobimin e tij në sekretariatin e G–8-s e mori përsipër UNICEF-i. Partneriteti që propozoi EFA ishte gjithëpërfshirës. Për këtë përfaqësuesit e mediave, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit u informuan vazhdimisht duke u dhënë  mundësinë të analizojnë situatën kombëtare dhe të evidentojnë çështjet kyçe, problemet, sukseset etj. Nisur nga këto synime OSFA mbështeti edhe projektin: “Trajnimi i aktorëve të shoqërisë civile dhe të medias për EFA-n“. Ky projekt përfshiu një aktivitet trajnimi në lidhje me EFA-n, si dhe me nismën financuese të vendeve të G–8-s, politikat dhe programet arsimore, edukimin si një e drejtë, sistemet arsimore, të nxënit gjatë gjithë jetës etj. Grupet e interesit të përfshira në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga shoqëria civile, kryesisht shoqata apo aktivistë që advokojnë problemet në fushën e arsimit, përfaqësues të organizatave që kanë programe arsimore dhe të mediave në përgjithësi. Për zhvillimin e trajnimit u angazhuan kapacitete trajnuese të rrjetit të OSEPSEE-së (Open Society Education Program for South East Europe– Programi i Shoqërisë së Hapur për Europën Juglindore), me përvojë në dhënie trajnimesh dhe në komunikimin e problemeve arsimore për publikun. Si material trajnimi u përdor një botim i posaçëm i hartuar nga UNESCO, ndërsa në axhendë u përfshi dhe një prezantim i projektit të paraqitur nga Shqipëria për EFA-n.        

           
Zgjidhja e çështjeve të veçanta të politikave arsimore

Realizimi i reformës në arsimin parauniversitar kërkon që aspekte e çështje të veçanta të saj të studiohen në mënyrë të hollësishme. Kjo bëhet më e domosdoshme kur problemet janë të reja apo kur ato kërkojnë zgjidhje efikase. Në këtë kuadër OSFA ideoi dhe udhëhoqi një debat të gjerë mbi  drejtimet kryesore të zhvillimit të arsimit. Projekti përfshiu një cikël debatesh publike në nivel kombëtar, që synonin rritjen e angazhimit të politikëbërësve,  profesionistëve, aktorëve dhe faktorëve në arsim. Debatet u mbështetën në analizën dhe rekomandimet e OECD-së (Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) për sistemin arsimor në Shqipëri. Cikli i debateve u përqendrua në tematikën e mëposhtme:

  •   Kurrikula dhe tekstet;
  •   Vlerësimi i rezultateve të të nxënit;       
  •   Mësuesit dhe trajnimi i tyre;
  •   Arsimi dhe formimi profesional;    
  •   Kujdesi për fëmijët dhe zhvillimin e tyre;   
  •   Drejtimi dhe administrimi i arsimit.   

Në çdo debat morën pjesë rreth 25-30 vetë, mes të cilëve ishin specialistë të arsimit, drejtorë shkollash dhe kopshtesh, mësues të niveleve të ndryshme të arsimit parauniversitar, përfaqësues të drejtorive arsimore në rrethe e në bashki, përfaqësues të fakulteteve që përgatisin mësues, nxënës e prindër, përfaqësues të OJF-ve e të fondacioneve të ndryshme etj.


Financimi i arsimit nga burimet private
                                   
Ky projekt i kryer nga shoqata “Zhvillimi i edukimit”, synonte të grumbullonte të dhëna mbi shpenzimet familjare për arsimimin e fëmijëve. Si burim bazë i të dhënave shërbeu “Anketa e matjes së nivelit të jetesës” e përpunuar nga INSTAT-i. Të dhëna të tjera janë nxjerrë përmes pyetësorëve me drejtorë të shkollave publike e jopublike dhe nga intervistat e zhvilluara me specialistë të MASH-it, të drejtorive arsimore, me mësues kujdestarë dhe atyre lëndorë, me punonjës të administratës së bashkive e të komunave, me nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme, me studentë dhe me prindër. Intervistat dhe pyetësorët kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike, por janë zhvilluar më intensivisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë. Një burim tjetër të dhënash ka qenë dokumentacioni zyrtar që lidhet me lejimin e kontributeve financiare dhe me tarifat e tyre. Nga përpunimi i të dhënave u bë i mundur të përftohen disa përfundime rreth sasisë së shpenzimeve familjare në tërësi. Nga ana tjetër, informacioni sasior është detajuar sipas nivelit shkollor, sipas quintileve të varfërisë (pesë shtresave me numër të njëjtë familjesh, të ndara sipas nivelit të varfërisë), sipas karakterit të shpenzimeve familjare (formale dhe jo formale), si dhe nga pikëpamja gjinore (shpenzimet për vajzat e djemtë) dhe rezidenciale (qytet, fshat). Kështu u bë i mundur të dalë në pah lidhja midis shpenzimeve familjare dhe varfërisë, duke e vështruar varfërinë nga pikëpamja e shpenzimeve dhe të ardhurave për frymë dhe nga varfëria subjektive. Janë grumbulluar të dhëna edhe për shkaqet e mosndjekjes së shkollës (braktisja, mosregjistrimi, mungesat e shumta). Të dhëna më të hollësishme janë grumbulluar për shpenzimet në shkollat jopublike dhe për mënyrat se si shkollat i tërheqin burime plotësuese financiare nga prindërit dhe si i shpenzojnë ato. Janë mbledhur, gjithashtu, të dhëna mbi përshtypjet e nxënësve për efektivitetin e kontributit financiar të prindërve të tyre për shkollën. Të dhëna janë grumbulluar posaçërisht mbi shpenzimet për studentët që ndjekin universitetet jashtë vendit. Gjetjet kryesore dhe interpretimi i tyre u paraqitën në një botim shqip dhe anglisht. Libri iu shpërnda institucioneve arsimore qendrore, organizmave të tjerë qeveritarë ose joqeveritarë dhe medias, të cilët interesohen për aspekte të zhvillimeve arsimore.

 

Vlerësimi i shpenzimeve publike dhe private në arsim

Studimi i realizuar nga “Qendra për Kërkim dhe Zhvillim“ synonte të plotësonte një boshllëk për  financimet që kryhen për sistemin arsimor nga buxheti i shtetit dhe ai familjar. Rezultatet kryesore të studimit kanë qenë:

  •   Përcaktimi i një metodologjie të përshtatshme për mënyrën e llogaritjes së treguesve të shpenzimeve publike dhe private në arsim, duke evidentuar dinamikën e ndryshimeve, tendencën, shpërndarjen gjeografike dhe krahasueshmërinë e tyre në kohë, si dhe drejtimet kryesore të shpenzimeve publike dhe private në sistemin arsimor.
  •   Krijimi për herë të parë i një sistemi treguesish të shpenzimeve private në arsim, mbi bazën e të dhënave parësore që disponohen nga Instituti i Statistikave, MASH, si dhe nga institucione të tjera jopublike.
  • - Kryerja e vlerësimit të shpenzimeve publike dhe private në arsim, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe sipas shpërndarjes gjeografike dhe natyrës së këtyre shpenzimeve.
  •   Formulimi i rekomandimeve të veçanta për vlerësimim më të mirë të financimeve private ne arsim dhe për mobilizimin e tyre në përmirësimin e cilësisë së të mësuarit. Për mbledhjen e të dhënave dhe për hartimin e metodologjisë u bashkëpunua me përfaqësues të INSTAT-it, të Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave e të Drejtorisë së Informacionit në MASH dhe me ekspertë të pavarur. Metodologjia e paraqitur u bë një ndihmë e vlefshme për të gjithë ata që janë të interesuar për llogaritjen e shpenzimeve publike dhe private në arsim, veçanërisht për MASH-in, Ministrinë e Financave, grupet dhe komisionet parlamentare, institucionet shkencore, qendrat kërkimore, universitetet dhe bashkitë. Arritjet e këtij studimi u përdorën edhe si udhëzues metodologjik nga organizata dhe studiues të tjerë, për të bërë të mundur analizën e tregusve të njëjtë dhe në sektorët e tjerë.


 

Standardet profesionale për mësuesit

Përgatitja e mësuesve në universitete dhe trajnimi e kualifikimi i tyre në punë duhen bazuar në standarde profesionale afatgjata dhe të qëndrueshme. Qendra e Trajnimit dhe e Kualifikimit në Arsim (QTKA), nisur nga domosdoshmëria e standardeve të mësuesit, mori nismën për hartimin e tyre, në bashkëpunim me  universitetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës e Korçës dhe me 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR). Ky synim u përgjigjet objektivave të Strategjisë Kombëtare për Arsimin, si dhe rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë në fushën e  arsimit, të tilla si Deklarata e Bolonjës, Marrëveshja e Lisbonës etj. Në përputhje me projektin përkatës, QTKA-ja ka hartoi standardet profesionale për mësuesit në procesin mësimor, dokument i cili deri tani i ka munguar arsimit shqiptar. Hartimi i këtyre standardeve i çeli rrugë hartimit të programeve reale të trajnimit, për t’i pajisur mësuesit me njohuri dhe shprehi profesionale që do t’u shërbejnë gjatë veprimtarisë së tyre. OSFA e mbështeti QTKA-në për realizimin e konsulencës së huaj, në kuadër të programeve “Lindje– Lindje” dhe “Arsimi Paruniversitar”. Kjo mbështetje u fokusua në financimin e trajnimit të personelit të QTKA-se mbi modelin slloven dhe standarteve europiane të vlerësimit të mësuesve, në kryerjen e një vizite të stafit të QTKA-së pranë institucioneve sllovene, në përgatitjen e kualifikimin e mësuesve dhe të  vizitave pranë QTKA-së të specialistëve sllovenë, etj. Këto aktivitete shërbyen si një parapërgatitje shumë e rëndësishme profesionale e stafit të QTKA-së për të udhëhequr dhe realizuar punën e mëtejshme për hartimin e standardeve.


Harmonizimi i politikave sociale me ato arsimore

Ky projekt i kryer nga Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET) dhe shoqata “Zhvillimi i edukimit” synonte përfshirjen sa më maksimale të fëmijëve në arsimin bazë. Studimet e kryera nga OJF-të kanë nxjerrë varfërinë si një nga shkaqet më me peshë të mosregjistrimit në shkollë, të braktisjes së saj, të mungesave të shumta dhe të rezultateve të ulëta nga një pjesë e nxënësve. Nisur nga ky realitet, OSFA mbështeti projektin për harmonizimin e politikave sociale me ato arsimore. Shoqatat e sipërpërmendura realizuan një studim duke u fokusuar në:

  •   sensibilizimin e  institucioneve, të grupeve të interesuara si dhe të gjithë popullsisë për      harmonizimin e politikave sociale me politikat arsimore;
  •   prezantimin e përvojave pozitive dhe të aplikueshme për kushtet e Shqipërisë të harmonizimit të politikave arsimore me ato sociale.

Një grup i përbërë nga ekspertë të politikave sociale, arsimore, institucionale, të decentralizimit dhe të ligjshmërisë, sintetizoi dhe klasifikoi përvojat e vendeve të tjera në fushën e harmonizimit të politikave sociale me ato arsimore. Studimi shërbeu si material burimor për institucionet qeveritare dhe OJF-të që u përfshinë në debatet rreth harmonizimit të politikave sociale me ato arsimore. Nëpërmjet dy tavolinave të rrumbullakëta u arrit të përmblidhen përvojat në harmonizimin e politikave sociale me ato arsimore dhe u organizua një debat i gjerë politik, profesional dhe publik rreth tyre. Rezultatet kryesore të studimit ishin:

  •      Përfshirja aktive e tri dikastere kryesore: Ministria e Arsimit, e Financave dhe ajo e Punës në harmonizimin e politikave sociale me ato arsimore;
  •      Rritja e ndërgjegjësimit politik, profesional dhe publik me tryeza, me postera, me artikuj në shtyp e kronika në median vizive, një emision i posaçëm në “Top – Chanel“ Show për nevojën e përmirësimit të politikave sociale që favorizojnë arsimimin e fëmijëve të familjeve të varfra. Në këtë klimë u theksua ideja për koordinimin e të gjitha projekteve në fushën e asistencës sociale dhe të zhvillimit të arsimit nga ana e institucioneve shtetërore.  
  •      Shpërndarja e studimit të botuar tek institucionet dhe personat e interesuar dha mundësi për përdorimin në të ardhmen e afërt të gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.
  •      Dy ministritë kryesore (MASh-i dhe MPÇSShB-ja) ranë dakord që, sipas mundësive të buxhetit  të shtetit, të vënë në jetë drejtpërdrejt ose përmes një pilotimi paraprak, një skemë të kombinimit të politikave sociale me ato arsimore.


Mjaft nga ministritë janë bindur për mundësinë që në të ardhmen ato të hartojnë një draft VKM-je për të realizuar praktikisht harmonizimin e politikave sociale me ato arsimore.  

Kërko në faqe
Mission and Task

Images from the Secret Stasi Archives

Dutch Landscapes

University Law Clinics and the Growing Demand for EU Law

Stand with Ukraine

Human Resources Advisor

Ukrainians to Learn the “Price” of the State

Public Broadcasting Services Can Deliver Democratic Values. Few Do.

Education Should Be a Public Good, Not Profit-Making Business, Says UN Report

Exposing a Disgrace: Uzbek Elite Keep Profiting from Forced Labor

Program Coordinator

Human Resources Advisor

Program Officer

Executive Assistant

Executive Assistant

Benefits Administrator

Recruitment Coordinator

Chief Operating Officer

Senior Program Officer

Communications Coordinator

Director

Tunisia Representative

Program Manager

Program Coordinator

Senior Program Officer

Program Officer

Editor / Content Strategist

Policy and Advocacy Officer

Civil Society Leadership Award

Tilburg University Regional Statelessness Course: Middle East and North Africa

Moving Walls 23: Group Exhibition

Open Society Presidential Fellowship

Open Society Fellowship

Organizational Development Grants to Think Tanks

Technological Innovation for Policy Research for Think Tanks

Human Rights and Drug Policy in Asia

Monitoring and Advocacy of Roma Health in Romania

Barvalipe Schools

Paruvipe Grants Program

West African Advocacy Fellowship on Drug Policy Reform

Think Tank Young Professional Development Program

Roma Initiatives Fellowships

Countering Anti-Gypsyism and Discrimination Affecting Roma

Countering Islamophobia and Discrimination Affecting Muslims

Improving Programming of EU Funds for Roma Inclusion in the South Eastern Europe

Academic Capacity Development Program/Returning Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/International Scholars Fellowship Program

Academic Capacity Development Program/Departmental Partner Program

El Tribunal Constitucional del Perú conoce una propuesta que desafía al secretismo militar

In Sparks of a Fire, Lessons for West African Health

Case Watch: Top Argentine Court Blazes a Trail on Online Free Expression

Justice in Guatemala: New Efforts, Continuing Threats

University Law Clinics and the Growing Demand for EU Law

Principios globales sobre seguridad nacional y el derecho a la información (Los Principios de Tshwane)

Case Watch: Peru’s Constitutional Court Hears Challenge to Blanket Military Secrecy

La Justicia en Guatemala. Nuevas Luchas. Riesgos Persistentes.

Messages about Turkmenistan Darken American Congratulations

The Transformative Power of Photography and Collaboration

UN Special Rapporteur Kishore Singh on Privatization in Education

Children’s Right to Education Must Prevail Amid Privatization

Ukrainians to Learn the “Price” of the State

Public Broadcasting Services Can Deliver Democratic Values. Few Do.

Big Change Baltimore 2014: Connect to the Power of Change

Education Should Be a Public Good, Not Profit-Making Business, Says UN Report

Broader Implications of the Human Rights Crackdown in Azerbaijan

Tracking American Counterterrorism Money to Dark Places

Bringing School to an Orphanage in Kyrgyzstan Means New Prospects for Children

Exposing a Disgrace: Uzbek Elite Keep Profiting from Forced Labor

For Roma in France, Is Climate of Intolerance Fueling Violence?

A Beacon in the Ghetto

[POSTPONED] Film Screening: Music of Resistance—Conversations in the Middle East

A Second Chance for Ukraine

Understanding Europe’s White Working Class Communities

Voices from the White Working Class Community in Manchester

Beware an Uncertain Dawn in the Dominican Republic

Disability Is No Longer Invisible in Mongolia

An App for Honest Elections in Kosovo

White Working Class Communities in Manchester

Europe’s White Working Class Communities: A Report on Six EU Cities

Community Spirit Prevails Despite Anxieties and Alienation in English White Working Class Neighborhoods

The Problem with Multi-Stakeholder Initiatives

China and Tiananmen 25 Years On: Does Authoritarianism Pay?

ECOWAS Court Finds Gambia Failed to Investigate Death of Leading Newspaper Editor

Justice for Development: Integrating Justice and Human Rights into the Post-2015 Development Framework

New Nonprofit Leaders to Receive Boost From Open Society

HIV and Human Rights: A Mapping of Donor Priorities and Trends in Southern Africa

The Donor Landscape for Access to Justice and Health

Migrant Workers’ Access to Justice at Home: Nepal

In Sparks of a Fire, Lessons for West African Health

Civil Society Leadership Award

Bringing School to an Orphanage in Kyrgyzstan Means New Prospects for Children

Five Legal Strategies that Preserve the Rights of Women Living with HIV

Looking Past Quarantine to Community Health

Ebola’s Legacy Can Be a Thriving Community Health System

From Haiti to Vietnam, HIV Treatment Needs Higher Doses of Fact

A Small Tax That Could Add Up to Huge Gains for Public Health

License to Deceive? A Big Drug Company’s Smokescreen on Hepatitis C

Shifting Strategies on Drug Policy: A Comparative Approach

In Sparks of a Fire, Lessons for West African Health

Civil Society Leadership Award

UN Special Rapporteur Kishore Singh on Privatization in Education

Children’s Right to Education Must Prevail Amid Privatization

Big Change Baltimore 2014: Connect to the Power of Change

Education Should Be a Public Good, Not Profit-Making Business, Says UN Report

Bringing School to an Orphanage in Kyrgyzstan Means New Prospects for Children

Building the Civil Society of Tomorrow Means Investing in Teachers Today

Fire Shut Up in My Bones

Brussels Takes Action against Czech Republic over Roma School Discrimination

Moving Walls 22

Street Ghosts

Qaddafi Intelligence Room

Blue Sky Days

Mission and Task

It’s Nothing Personal

Images from the Secret Stasi Archives

Dutch Landscapes

The New Town

Thousand Little Brothers