5 tetor 2007
Propozohet projektligj i ri kundër diskriminimit

15 shtator 2007
Kërkohet dialog për ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për organizatat jofitimprurëse

14 shtator 2007
Veprimtari p ër projektin e reformës zgjedhore

3 gusht 2007
Studentët dhe jeta publike

20 korrik 2007
Debat rreth ligjeve për librin dhe për të drejtën e autorit

11 korrik 2007
Debat për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit

10 korrik 2007
Prezantohet projekti për buxhetin me pjesëmarrje

29 Qershor 2007
Rritja e aftësisë menaxhuese të bashkisë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje

25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

21 Qershor 2007
Punësimi i të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike

30 Maj 2007
Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

4 Prill 2007
Memorandum i fermerëve për eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqëria civile, pro krijimit të një komiteti shtetëror kundër gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisë së Migracionit

26 Shkurt 2007
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin qytetar të marrëdhënieve
BE-Shqipëri

18-20 shkurt, 2007
Numërimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqëria civile kërkon uljen e konfliktualitetit të fushatës zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqërisë civile për një
fushatë zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 
   
 

20 korrik 2007

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, (SHBSH) Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut”, (GSHDNJ) me mbështetjen e fondacionit Soros organizuan një tryezë debati rreth ligjeve “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” si dhe për disa aktet nënligjore në lidhje me to që janë miratuar ose janë paraqitur për miratim.

Emra të rëndësishëm të jetës publike, mes të cilëve deputetë nga grupet parlamentare të PD-së, PS-së, LSI-së, ish Presidenti i Republikës Rexhep Meidani, kryetarja e komisionit parlamentar të medias, drejtori i Institutit të Dialogut e Komunikimit, juristë të njohur, publicistë, përkthyes vendas dhe të huaj, iu bashkuan shqetësimit të botuesve dhe krijuesve ndaj disa shfaqjeve autoritare që karakterizon politikat aktuale të Ministrisë së Kulturës.

Organizatorët vërejnë me shqetësim një sërë vendimesh dhe veprimesh të rrezikshme centralizuese, duke krijuar për këtë qëllim dhe struktura të stërmëdha burokratike, të cilat synojnë  kontroll të rreptë shtetëror mbi botimet shqiptare. Shprehjet më tipike të këtij autoritarizmi shfaqen në disa nene të ligjit nr.9616 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, ku dhënia e së drejtës për të botuar i kalohet si kompetencë eksluzive Ministrit të Kulturës.

Nisur nga këto shqetësime, Shoqata e Botuesve te Shqipërisë dhe Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut propozojnë amendimin e disa neneve të ligjeve për librin dhe për të drejtën e autorit, të cilat jo vetëm bien ndesh me të drejtat kushtetuese për sipërmarrjen e lirë, për lirinë e botimit dhe të shprehjes, por edhe që dëmtojnë rëndë komunitetin botues.