20 mars 2008
Tragjedia e Gërdeci ku për shkak të shpërthimit të një çmontimi municionesh humbën jetën 25 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u rrënuan dhjetra shtëpi; la pa strehë qindra vetë, një pjesë e të cilëve po jetojnë në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës. Në ndihmë të tyre fondacioni Soros ndërmori veprimtaritë e mëposhtme:
- Ngritja e një qendre informacioni në hollin e hotelit kryesor të kompleksit në shtëpinë e punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në këtë mjedis u vendos një televizor me ekran te gjere, u sigurua abonimin në shtypin periodik si dhe u ngrit një qendër zëri.
- Çelja e kurseve të përditshme të formimit profesional për gra dhe vajza duke u fokusuar në ato të rrobaqepësisë, të higjenës dhe të mësimit të kompjuterit. Në këto kurse do të përfitojnë rreth 100 gra dhe vajza.
- Rregullimi i këndit aktual të lodrave dhe shtimi i mjeteve didaktike për fëmijë.
Në realizimin e veprimtarive të mësipërme, OSFA angazhoi Shoqatën për Shërbime Psiko-Sociale, Durrës, e cila ka përvojë pozitive disa vjeçare bashkëpunimi me fondacionin si dhe ka kapacitetet e nevojshme për realizimin e tyre. Këto veprimtari mbështetëse do të kryhen për një periudhë dy-tre mujore në varësi të normalizimit të situatës pas tragjedisë.
Njëkohësisht fondacioni po punon për transparencën e ngjarjes dhe të dëmshpërblimeve, për të ofruar ndihmë ligjore ndaj të dëmtuarve etj.
|