viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

22 dhjetor 2006

Shqetësimi mbi sfidat e reja të Biznesit shqiptar, u bë objekt i një tryeze të rrumbullakët ditën e martë më 19 dhjetor, me tematikë  “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar”. Tryeza u organizua nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare,  me mbështetjen financiare të Fondacionit Soros. Për herë të parë ajo vuri përballë njeri-tjetrit subjekte private dhe publike që përfaqësojnë biznesin në vend, si dhe përfaqësues të qeverisë e të institucioneve shtetërore.

Që prej 1 dhjetorit 2006, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Marrëveshja Tregtare e Ndërmjetme si pjesë e rëndësishme e MSA-së mes saj dhe BE-së. Kjo nënkupton që shkëmbimet tregtare mes dy hapësirave do të kenë më shumë lehtësira në aspektin fiskal, por edhe një rivlerësim të standardeve të kërkuara.

Përfaqësuesit e biznesit shprehën shqetësimin për pasojat e drejtpërdrejta të marrëveshjes, kufizimet e shumta dhe humbjet financiare të saj. Sipas tyre, vetëm nxitja e një dialogu sa më funksional mes tyre dhe pushtetit qendror, dialog deri tani i munguar, do të sillte njohjen reciproke të vështirësive dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura.

Një vështirësi tjetër e denoncuar nga biznesmenët shqiptarë ka qenë edhe indiferenca shtetërore në lidhje me qarkullimin e informacionit. Paqartësia dhe dyshimi janë aktualisht karakteristika të përgjithshme të perceptimit të kësaj marrëveshjeje në gjirin e biznesit shqiptar.

Gjatë punimeve të kësaj konference, u përvijua së fundi vendosja një dialogu të ri “privat-publik”, si kusht i domosdoshëm për një marrëveshje të vlefshme për të gjitha palët. Gjithashtu, intstitucioneve shtetërore iu kërkua më tepër përgjegjësi ndaj interesave të biznesit vendas dhe përshtatjes së tij të re në kushtet e Marrëveshjes së Ndërmjetme.