viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

3 nëntor 2006

Sfidat e zhvillimit aktual të librit në rajon, raporti i tij me lexuesin gjithnjë e më të diversifikuar, rreziku i piraterisë dhe nevoja e bashkëpunimit rajonal mes botuesve shqiptarë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, mblodhi në mjediset e Hotel Rogner më 3 nëntor 2006, botues të rëndësishëm nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, përfaqësues institucionesh kulturore të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, intelektualë dhe shkrimtarë, në debatin : “Kushtet e librit shqip dhe libri në Ballkanin perëndimor”. Debati u organizua nga Instituti i Dialogut dhe Komunikimit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetje financiare të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros (OSFA), në kuadër të programit Lindje-Lindje.

Krahas analizës së evoluimit të kushteve botuese në Shqipëri dhe në rajon, si psh: heqja e TVSH-së, liberalizimi i librit shkollor, miratimi i ligjit për librin, etj., botuesit dhe specialistët e librit sollën përvojat dhe propozimet e tyre për përmirësismin e situatës botuese dhe bashkëpunimin rajonal në këtë fushë. U propozua krijimi i një strukture informative të përbashkët, përkrahja e bibliotekave publike në mbështetje të apelit të lëvizjes MJAFT, qarkullimi i librit pa pengesa kufijsh, lufta kundër piraterisë, forcimi i infrastrukturës shpërndarëse të librit, etj. Pjesëmarrësit dolën me një Memorandum drejtuar instancave shtetërore në lidhje me perspektivat e botimit.