7 maj 2009
Prezantohen projektet për përballimin e pasojave pas katastrofës së Gërdecit

4 maj 2009
Publikohet raporti “Unë votoj” mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar

21 mars 2009
Konferencë Ndërkombëtare për sfidat e sistemit kushtetues

22 dhjetor 2008
Miratohet në Kuvend ligji i shoqërisë civile “Për ndihmën juridike”

1 nentor 2008
Monitorimi i progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian

24 tetor 2008
Raporti i tretë i monitorimit të
buxhetit të shtetit

4 shtator 2008
Nxitja e bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore

10 korrik 2008
Raporti i ndermjetëm i monitorimit të MSA-së

4 korrik 2008
Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

27 qershor 2008
Konferencë kombëtare për çështje dhe modele të organizimit komunitar

26-27 qershor 2008
Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

17 qershor 2008
Raporti i parë për monitorimin e veprimeve qeveritare për rimëkëmbjen e Gërdecit

13 qershor 2008
Prezantohet raporti i dytë për monitorimin e buxhetit të shtetit 2008

10 qershor 2008
Prezantohet projekti rajonal për lehtësimin e vizave në Ballkanin Perëndimor

6 maj 2008
Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

22 prill 2008
Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

14 prill 2008
Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

29 mars 2008
Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

20 mars 2008
Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

13 mars 2008
Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

15 shkurt 2008
Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

26 janar 2008
Lobim dhe advokaci për inkurajimin e përfshirjes sociale

5 dhjetor 2007
Prezantohet projektligji “Për ndihmën juridike”

nëntor 2007
Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

5 nëntor 2007
Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

2 nëntor 2007
Mbrëmje me maturantë mbi Universitetin Amerikan në Bullgari

1 nëntor 2007
Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

18 tetor 2007
Sondazh për çështje të integrimit europian

15-19 tetor 2007
Trajnim në grup dhe suplement për integrimin europian

15 tetor 2007
Konferencë ndërkombëtare për hapësirat publike urbane në Shqipëri

12 tetor 2007
Konferencë kombëtare per privatizimet strategjike

5 tetor 2007
Propozohet projektligj i ri kundër diskriminimit

15 shtator 2007
Kërkohet dialog për ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për organizatat jofitimprurëse

14 shtator 2007
Veprimtari p ër projektin e reformës zgjedhore

3 gusht 2007
Studentët dhe jeta publike

20 korrik 2007
Debat rreth ligjeve për librin dhe për të drejtën e autorit

11 korrik 2007
Debat për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit

10 korrik 2007
Prezantohet projekti për buxhetin me pjesëmarrje

29 Qershor 2007
Rritja e aftësisë menaxhuese të bashkisë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje

25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

21 Qershor 2007
Punësimi i të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike

30 Maj 2007
Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

4 Prill 2007
Memorandum i fermerëve për eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqëria civile, pro krijimit të një komiteti shtetëror kundër gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisë së Migracionit

26 Shkurt 2007
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin qytetar të marrëdhënieve
BE-Shqipëri

18-20 shkurt, 2007
Numërimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqëria civile kërkon uljen e konfliktualitetit të fushatës zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqërisë civile për një
fushatë zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 
   
 

4 Maj 2009

Për të katërtin vit rresht Lëvizja “Mjaft” e mbështetur nga fondacioni “Soros”, publikoi raportin “Unë votoj” që fokusohet në monitorimin e veprimtarisë së legjislativit shqiptar në periudhën Janar - Dhjetor 2008. Publikimi i këtij raporti është kthyer tashmë në traditë duke paraqitur gjetje të reja që kanë sensibilizuar opinionin publik, mediat, partitë parlamentare, institucionet ndërkombëtare, etj. Raporti monitorues, ndër të tjera, vëren se:

  • Ka një përkeqësim të performancës të Kuvendit të Shqipërisë që shfaqet në etikën parlamentare, mosangazhimin e deputetëve për diskutimin e ligjeve dhe mungesën e sanksioneve ndaj shkeljeve të ndryshme.
  • Raporti përqendrohet në punën gjatë seancave plenare dhe atë të komisioneve parlamentare. Këto monitorime përfshijnë: krahasimin e votimeve të grupeve më të mëdha parlamentare me premtimet elektorale që këto parti kanë vënë në programet elektorale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet kuvendore të vitit 2005, evidentimin e rasteve të shkeljes së Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, prezencën dhe mënyrën e votimit të deputetëve shqiptarë, shtyrjet e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare, deputetët antikonformistë në raport me qëndrimin e grupit parlamentar ku bëjnë pjesë etj.
  • Ndryshe nga publikimi paraardhës, në këtë raport nuk përfshihet analiza e deklarimit të pasurisë dhe aseteve të parlamentarëve, pasi procesi i deklarimit është në zhvillim e sipër nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë (ILKDP).
  • Mbetet shqetësues fakti që edhe gjatë këtyre dy sesioneve parlamentare, vijojnë shkeljet e rregullave për mënyrën e votimit të deputetëve. Raporti nënvizon rritjen e numrit të procedurave të dhunuara si dhe të shkeljes së gjashtë neneve të Rregullore së Kuvendit. 15 deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare kanë shkelur nenin 57, pika 1 dhe 2 të Rregullores, ku përcaktohet që “votimi është vetiak” dhe që “e drejta e votës nuk delegohet”. Disa prej këtyre deputetëve kanë votuar për kolegun në më shumë së një rast. Si rrjedhojë e kryerjes së kësaj shkelje procedurale vihet në dyshim ligjshmëria e 16 nismave ligjore.
  • Një tjetër shkelje është ajo e nenit 34 pika 1 dhe 2 , ku përcaktohet që “mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit” dhe “vendimet merren me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit”. Gjatë vitit 2008 janë zhvilluar 58 mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, në të cilat janë marr vendime dhe janë miratuar për kalimin në seancë plenare një numër i madh projektligjesh, të cilat duhet të ishin shpallur të pavlefshme, për mungesë kuorumi gjatë miratimit të tyre në komisionet përkatëse.
  • Shkelje tjetër e Rregullores dhe e procedurave të organizimit dhe funksionimit të punës së Kuvendit të Shqipërisë, është vënë re në mënyrën e organizimit të grupeve parlamentare. Grupi Agrar-Ambientalist dhe ai i Qendrës Demokrate janë organizuar duke shkelur kriteret e nenit 15 të Rregullores; këto grupe përbëhen nga 6 deputetë, në një kohë që Rregullorja sanksionon minimalisht 7 vetë.
  • Për sa i takon qasjes së mënyrës së votimit të nismave ligjore me premtimet zgjedhore, nga monitorimi i 161 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike ka arritur të ofrojë me platformën e saj elektorale 32 nisma ligjore nga 161, ndërsa Partia Republikane ka arritur të përmbushë platformën e premtimeve zgjedhore me 45 nga 161 nisma ligjore.
  • Në hapësirën kushtuar pjesëmarrjes së deputeteve në punimet parlamentare, vihet re një rënie e pjesëmarrjes në Kuvend. Shqetësues mbetet fakti që dhjetë deputetë nuk kanë qenë të pranishëm në më shumë se gjysmën e vendimeve dhe ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancave plenare.

Kliko këtu për të lexuar të plotë raportin