| 4 Prill 2007
Instituti Agenda, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, këshillin e agro-biznesit dhe i mbështetur nga Fondacioni SOROS, organizoi në Shkodër, tryezën e rrumbullaktë: “Përfaqësimi i fermerëve në politikëbërje dhe përafrimi me standartet europiane”.
Tryeza synonte informimin e fermerëve dhe të biznesit ushqimor mbi kushtet që duhen të plotësohen për eksportimin e prodhimeve të tyre në BE. Gjithashtu u bë publike një broshurë praktike për sensibilizimin e fermërëve shqiptarë në përballimin e kostove të prodhimit si pasojë e liberalizimit tregjeve.
Në fund përfaqësues të Kuvendit, të ministrisë së Bujqësisë, të këshillit të agro-biznesit dhe të shoqatave të fermerëve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi. Palët nënshkruese u angazhuan të përdorin të gjithë kuadrin normativ dhe institucional për shkëmbimin e informacionit, njohjen e stadarteve europiane si dhe për përfshirjen e fermerëve në politikat e zhvillimit bujqësor të vendit.
|