5 Tetor 2007
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, (GSHDNJ) mbështetur nga Fondacioni “Soros” zhvilluan projektin "Integrimi dhe mbrojtja ligjore e invalidëve para dhe tetraplegjikë". Për një periudhë gjashtë mujore është monitoruar nga afër legjislacioni shqiptar për
statusin e invalidëve dhe përfshirja e tyre në pushtetin qendror, lokal si dhe në jetën sociale.
Organizatorët vërejnë se ka një përjashtim tërësor nga administrata e të gjitha niveleve të këtij kontigjenti njerëzish, ka mosnjohje të problematikave dhe vështirësive të tyre, të shoqëruara me mungesë ndërgjegjësimi të shoqërisë, medias dhe të difekteve në kuadrin ligjor.
Për të ndryshuar këtë situatë GSHDNJ-ja vëzhgoi praktikat që aplikohen në nivel qendror dhe lokal me invalidët para dhe tetraplegjikë dhe në bazë të kësaj problematike organizoi tryeza të rrumbullakta me përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, një debat televiziv me pjesëmarrës nga shoqëria civile, institucionet shtetërore, sektori i shëndetësisë, shoqatat e handikapeve para dhe tetraplegjikë si dhe u përgatit një studim në formë buletini që iu shpërnda aktorëve përgjegjës. Gjithashtu është përgatitur edhe një projektligj “Për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit në Republikën e
Shqipërisë".
Klikoni këtu për një kopje të ligjit
|