viti 2007 >>

22 Dhjetor 2006
Workshopi: "Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe
biznesi shqiptar"

22 Dhjetor 2006
Shpallen fituesit e konkursit "Partneriteti Privat-Publik"

1 Dhjetor 2006
Debat i shoqërisë civile mbi projekt-ligjin e ri të Policisë së Shtetit

21 Nëntor 2006
Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

18 Nëntor 2006
Konferenca “Shqipëria dhe Greqia: perceptime të ndërsjellta”

6-10 Nëntor 2006
Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

3 Nëntor 2006
Mbrëmje prezantuese me maturantë

3 Nëntor 2006
Debat për librin në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2006
AEDP fiton çështjen ndaj qeverisë shqiptare Fondet do të përdoren për të ngritur shtëpinë e OJQ-ve

14 tetor 2006
Standardet në arsimin parauniversitar

10 Tetor 2006
Prezantimi i raportit monitorues unevotoj.com

 
 
 
 
 

6 – 10 nëntor

Gjatë javës së dytë të nëntorit, Qendra Europiane organizoi në mjediset e Hotel “President” në Tiranë seminarin «Sfidat e Integrimit Europian ». Ky seminar ishte pjesë e një vargu aktivitetesh të zhvilluara në kuadrin e inciativave në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë, mbështëtur nga NOSA (Rrjeti i shoqërisë së hapur në Shqipëri).

Seminari mblodhi sëbashku kryesisht përfaqësues të administratës publike, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me mekanizmat e procesit të integrimit. Nënpunës të ministrive të bujqësisë, drejtësisë, transportit, integrimit, etj, punuan rreth tematikave të veçanta që u trajtuan gjatë orëve akademike si : çështje të aspektit ekonomik dhe ligjor të Integrimit, përshtatja e bujqësisë ndaj standardeve europiane, etj.

Në fund të seminarit, Qendra Europiane ftoi ambsadorin spanjoll Z.Manuel Montobbio, i cili prezantoi procesin integrues të Barcelonës si një shembull të sukseshëm të bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu Z. Carlo Natale, zëvendës-ambasador i Delegacionit të Komisionit Europian, foli pwr rolin e administratës publike në thithjen efektive të fondeve të Bashkimit Europian për vendet që janë kandidate të mundshme.