8 Qershor 2009
Inicohet koalicioni i vëzhguesve vendorë me 2500 raportues për zgjedhjet

26 maj 2009
Monitorim i shpenzimeve të partive kryesore gjatë fushatës elektorale

7 maj 2009
Prezantohen projektet për përballimin e pasojave pas katastrofës së Gërdecit

4 maj 2009
Publikohet raporti “Unë votoj” mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar

21 mars 2009
Konferencë Ndërkombëtare për sfidat e sistemit kushtetues

22 dhjetor 2008
Miratohet në Kuvend ligji i shoqërisë civile “Për ndihmën juridike”

1 nentor 2008
Monitorimi i progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian

24 tetor 2008
Raporti i tretë i monitorimit të
buxhetit të shtetit

4 shtator 2008
Nxitja e bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore

10 korrik 2008
Raporti i ndermjetëm i monitorimit të MSA-së

4 korrik 2008
Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

27 qershor 2008
Konferencë kombëtare për çështje dhe modele të organizimit komunitar

26-27 qershor 2008
Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

17 qershor 2008
Raporti i parë për monitorimin e veprimeve qeveritare për rimëkëmbjen e Gërdecit

13 qershor 2008
Prezantohet raporti i dytë për monitorimin e buxhetit të shtetit 2008

10 qershor 2008
Prezantohet projekti rajonal për lehtësimin e vizave në Ballkanin Perëndimor

6 maj 2008
Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

22 prill 2008
Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

14 prill 2008
Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

29 mars 2008
Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

20 mars 2008
Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

13 mars 2008
Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

15 shkurt 2008
Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

26 janar 2008
Lobim dhe advokaci për inkurajimin e përfshirjes sociale

5 dhjetor 2007
Prezantohet projektligji “Për ndihmën juridike”

nëntor 2007
Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

5 nëntor 2007
Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

2 nëntor 2007
Mbrëmje me maturantë mbi Universitetin Amerikan në Bullgari

1 nëntor 2007
Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

18 tetor 2007
Sondazh për çështje të integrimit europian

15-19 tetor 2007
Trajnim në grup dhe suplement për integrimin europian

15 tetor 2007
Konferencë ndërkombëtare për hapësirat publike urbane në Shqipëri

12 tetor 2007
Konferencë kombëtare per privatizimet strategjike

5 tetor 2007
Propozohet projektligj i ri kundër diskriminimit

15 shtator 2007
Kërkohet dialog për ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për organizatat jofitimprurëse

14 shtator 2007
Veprimtari p ër projektin e reformës zgjedhore

3 gusht 2007
Studentët dhe jeta publike

20 korrik 2007
Debat rreth ligjeve për librin dhe për të drejtën e autorit

11 korrik 2007
Debat për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit

10 korrik 2007
Prezantohet projekti për buxhetin me pjesëmarrje

29 Qershor 2007
Rritja e aftësisë menaxhuese të bashkisë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje

25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

21 Qershor 2007
Punësimi i të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike

30 Maj 2007
Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

4 Prill 2007
Memorandum i fermerëve për eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqëria civile, pro krijimit të një komiteti shtetëror kundër gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisë së Migracionit

26 Shkurt 2007
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin qytetar të marrëdhënieve
BE-Shqipëri

18-20 shkurt, 2007
Numërimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqëria civile kërkon uljen e konfliktualitetit të fushatës zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqërisë civile për një
fushatë zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 
   
 

7 Maj 2009

Nisur nga katastrofa e Gerdecit ku për shkak të demontimit të municioneve, ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe humbën jetën 26 persona, fondacioni “Soros” u anagazhua në mënyrë të menjëhershme në kryerjen e katër projekteve të rëndësishëm:

- Ngritja e një qendre informacioni në shtëpinë e pushimit të punonjësve të Ministrisë së Brendshme ku u vendos një televizor me ekran të gjerë, u sigurua abonimi në shtypin e përditshëm si dhe u ngrit një qendër zëri. Po kështu u hapën kurse të përditshme të formimit profesional në rrobaqepësi, higjenë dhe mësim kompjuteri ku përfituan rreth 100 gra dhe vajza. Gjithashtu u risistemua këndi i të lodrave duke u shtuar mjetet didaktike për fëmijë. Për realizimin e këtij projekti u angazhua Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale, Durrës.

- Monitorimi i veprimeve qeveritare për rimëkëmbjen pas katastrofës së Gërdecit, ishte një tjetër projekt i mbështetur nga fondacioni “Soros” dhe i realizuar nga Lëvizja “Mjaft”. Organizatorët e këtij projekti përgatitën një raport rreth 400 faqe që fokusohej në perceptimin e të dëmtuarve për masat e marra nga qeveria dhe vlerësimin e jashtëm për dëmet e shkaktuara në objektet e banimit. Në raport theksohet se pas rivlerësimeve fizike të 100 shtëpive, rezulton se shpërndarja e dëmshpërblimeve ishte bërë pa metodologji, subjektive dhe me padrejtësi të ndjeshme. Nga rivlerësimi i pavarur i 60 godinave del se 25 prej tyre kanë përfituar 19 milionë lekë ose 22% më shumë se dëmi real, ndërkohë që 27 të tjerave u janë mohuar 26 milionë lekë ose 30%. Gjithashtu, 65% e rasteve të shqyrtuara nuk e kishin përfituar akoma shumën e përcaktuar nga komisionet shtetërore.

- Fondacioni “Soros” mbështeti gjithashtu projektin e Shërbimit Ligjor Falas, Tiranë (TLAS) dhe Qendrës Avokatore të Gruas, që ofroi shërbime ligjore falas për familjet e viktimave dhe të të dëmtuarve të tjerë. Kryerja e këtij projekti u konkretizua në shërbimin ligjor për familjarët e 26 viktimave; përfaqësimin në gjykatë për çelje trashëgimie, për kërkim shpërblimi për dëmin e jetës; shërbimin ligjor të lëvizshëm në fshatrat e prekura nga tragjedia si dhe shërbim këshillimor në zyrat e TLAS-it për rreth 40 grup rastesh të tjera që janë dëmtuar prej tragjedisë.

- Projekti i katërt, megjithëse i konceptuar si një raport me rreth 200-250 faqe, u shndërrua në një libër investigativ “Katastrofa e Gërdecit – shkaqet, shkaktarët, viktimat” i përgatitur nga publicist i njohur Ardian Klosi. Në këtë botim shtjellohen të gjitha ndodhitë, konfigurimet, elementet e ndërthurura dhe të veçanta që shpunë në shpërthimet e 15 marsit 2008 në Gërdec të Vorës. Libri bën një investigim të pavarur të asaj që ndodhi në linjat më kryesore. Botimi është i pasur me fakte, dëshmi të personave të përfshirë në ngjarje, faksimile dokumentash, foto. Pas renditjes së paanshme të fakteve dhe zhvillimeve kryesore, në libër bëhet një analizë po aq e paanshme e shkaqeve që prunë në një katastrofë të përmasave të tilla.

Libri si dhe rezultatet e projekteve që lidhen me katastrofën e Gërdecit, u bënë objekt i një konference shtypi të zhvilluar në mjediset e Shtëpisë së OJQ-së së fondacionit “Soros”. Përfaqësues nga Shërbimi Ligjor Falas, Tiranë, Lëvizja “Mjaft” i njohën të pranishmit me impaktin e këtyre iniciativave që shkonin drejtpërdrejt në mbrojtje të interesave të qytetarëve të dëmtuar nga tragjedia, si dhe që shërbenin si nxitje për organet e specializuara për t’i shkuar hetimit deri në fund dhe për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët përgjegjës.