8 Qershor 2009
Inicohet koalicioni i vëzhguesve vendorë me 2500 raportues për zgjedhjet

26 maj 2009
Monitorim i shpenzimeve të partive kryesore gjatë fushatës elektorale

7 maj 2009
Prezantohen projektet për përballimin e pasojave pas katastrofës së Gërdecit

4 maj 2009
Publikohet raporti “Unë votoj” mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar

21 mars 2009
Konferencë Ndërkombëtare për sfidat e sistemit kushtetues

22 dhjetor 2008
Miratohet në Kuvend ligji i shoqërisë civile “Për ndihmën juridike”

1 nentor 2008
Monitorimi i progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian

24 tetor 2008
Raporti i tretë i monitorimit të
buxhetit të shtetit

4 shtator 2008
Nxitja e bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore

10 korrik 2008
Raporti i ndermjetëm i monitorimit të MSA-së

4 korrik 2008
Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

27 qershor 2008
Konferencë kombëtare për çështje dhe modele të organizimit komunitar

26-27 qershor 2008
Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

17 qershor 2008
Raporti i parë për monitorimin e veprimeve qeveritare për rimëkëmbjen e Gërdecit

13 qershor 2008
Prezantohet raporti i dytë për monitorimin e buxhetit të shtetit 2008

10 qershor 2008
Prezantohet projekti rajonal për lehtësimin e vizave në Ballkanin Perëndimor

6 maj 2008
Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

22 prill 2008
Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

14 prill 2008
Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

29 mars 2008
Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

20 mars 2008
Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

13 mars 2008
Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

15 shkurt 2008
Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

26 janar 2008
Lobim dhe advokaci për inkurajimin e përfshirjes sociale

5 dhjetor 2007
Prezantohet projektligji “Për ndihmën juridike”

nëntor 2007
Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

5 nëntor 2007
Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

2 nëntor 2007
Mbrëmje me maturantë mbi Universitetin Amerikan në Bullgari

1 nëntor 2007
Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

18 tetor 2007
Sondazh për çështje të integrimit europian

15-19 tetor 2007
Trajnim në grup dhe suplement për integrimin europian

15 tetor 2007
Konferencë ndërkombëtare për hapësirat publike urbane në Shqipëri

12 tetor 2007
Konferencë kombëtare per privatizimet strategjike

5 tetor 2007
Propozohet projektligj i ri kundër diskriminimit

15 shtator 2007
Kërkohet dialog për ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për organizatat jofitimprurëse

14 shtator 2007
Veprimtari p ër projektin e reformës zgjedhore

3 gusht 2007
Studentët dhe jeta publike

20 korrik 2007
Debat rreth ligjeve për librin dhe për të drejtën e autorit

11 korrik 2007
Debat për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit

10 korrik 2007
Prezantohet projekti për buxhetin me pjesëmarrje

29 Qershor 2007
Rritja e aftësisë menaxhuese të bashkisë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje

25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

21 Qershor 2007
Punësimi i të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike

30 Maj 2007
Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

4 Prill 2007
Memorandum i fermerëve për eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqëria civile, pro krijimit të një komiteti shtetëror kundër gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisë së Migracionit

26 Shkurt 2007
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin qytetar të marrëdhënieve
BE-Shqipëri

18-20 shkurt, 2007
Numërimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqëria civile kërkon uljen e konfliktualitetit të fushatës zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqërisë civile për një
fushatë zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 
   
 

8 Qershor 2009

Një grup organizatash jofitmprurëse shpallën publikisht inciativën monitoruese të koalicionit të vëzhguesve vendorë në monitorimin e ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Për kryerjen e këtij misioni koalicioni do të aktivizojë rreth 2500 vëzhgues të pavarur, të cilët do të jenë pranë çdo qendre votimi dhe rreth 400 vëzhgues që do të jenë asistojnë në çdo qendër të numërimit të votave. Gjatë ditës së zgjedhjeve vëzhguesit e koalicionit do të monitorojnë qendrat e votimit në dymbëdhjetë qarqet e vendit si dhe në 66 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve duke mbuluar 100 për qind të zonave urbane dhe rreth 20 për qind të zonave rurale, duke mbuluar rreth 50 për qind të qendrave te votimit dhe 100 për qind të vendeve të numërimit të votave.

Koalicioni i vëzhguesve vendorë përfshin Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, Shoqatën për Kulturë Demokratike, Gruaja për Veprim Global, - Qendra Kombinat - Për Gratë dhe Fëmijët, qendra MJAFT dhe KRIIK Albania, një rrjet organizatash partnere lokale dhe nw kryerje e wktij projekti mbwshtetet nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Fondacioni “Soros”. Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka krijuar një përvojë të mirë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në vitet 2003, 2005 dhe 2007, si dhe disa zgjedhje të pjesshme në zona të ndryshme te vendit. Aktiviteti i këtij koalicioni dhe raportet e hartuara prej tij janë vlerësuar si prurje pozitive dhe kontribut në zhvillimin e proceseve zgjedhore në vendin tonë.
Koalicioni vëzhguesve vendorë do të monitorojë zgjedhjet e radhës parlamentare, i prirur nga parimet e paanësisë dhe pavarësisë politike, objektivitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së lartë. Për të realizuar këtë synim, koalicioni i ka kushtuar vëmendje të veçantë procesit të trajnimit të vëzhguesve. Janë zhvilluar dhe janë duke u zhvilluar më shumë se 100 seanca trajnimi, të cilat po kryhen me sukses në dymbëdhjetë qarqet e vendit. Procesi i trajnimit bazohet në Kodin e Etikës, atë Profesional, Kodin Zgjedhor si dhe parimet bazë të punës së vëzhguesit vendor. Iniciativa monitoruese e koalicionit të vëzhguesve vendorë 2009 do të përfshijë:

  1. monitorimin e procesit të votimit,
  2.  monitorimin e procesit të numërimit të votive,
  3. monitorimin e veprimtarisë së KQZ –së dhe të Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, gjatë procesit të votim-numërimit dhe shpalljes së rezultateve,
  4. monitorimin e procesit të ankimimeve në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.

Në ditën e votimit, i gjithë opinioni publik dhe mediat do të informohen periodikisht për ecurinë e procesit të votimit nëpërmjet një serie konferencash shtypi. Edhe në këto zgjedhje, koalicioni i vëzhguesve vendorë do të informojë rreth pjesëmarrjes së qytetarëve në ditën e votimit e në orare të ndryshme, ecurinë dhe parregullsitë në procesin e votimit dhe të numërimit të votave.