| |
Programi "Lindje-Lindje, partneritet pertej kufijve"
i Institutit "Për një shoqëri të hapur",
(OSI)
Londër, është një program ndër-kufitar
partneriteti, që synon nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve
të ndryshme për të identifikuar ekspertiza rajonale
dhe globale, eksperiencat dhe praktikat më të mira në
drejtim të zhvillimit social. Programi ofron mundësi për
shkëmbime përvojash, që ndihmojnë në zgjidhjen
e problemeve të mprehta të zhvillimit. Programi i përgjigjet
nevojave të ndryshme të shoqërisë, që kanë
të bëjnë me shqetësimet lokale dhe jep perspektiva
afat-gjata të cilat mundësojnë bashkëpunimin
mes njerëzve për zgjidhjen e këtyre problemeve në
nivel ndërkufitar.
Klikoni këtu për formularin e aplikimit
Kliko këtu për një guidë për mënyrën e raportimit
Kliko
këtu për listën e plotë të
kontakteve të programit "Lindje-Lindje, partneritet pertej
kufijve".
Vizioni dhe parimet
Programi "Lindje-Lindje, partneritet
pertej kufijve" fokusohet në ndryshimet krijuese dhe transformimet
bashkëkohore të zhvillimeve shoqërore, duke përfshirë:
• Fuqizimin dhe diversitetin
e shoqërisë civile;
• Sektorët e
rrezikuar dhe të disfavorizuar të shoqërisë;
• Diversitetin kulturor
dhe ndërlidhjen mes këtyre kulturave;
• Menaxhimin e impaktit
të ndryshimeve ekonomike, sociale dhe politike.
• Aksesin e informacionit
për publikun dhe angazhimin qytetar në dialogun publik.
Shkëmbimet në kuadër të programit "Lindje-Lindje,
partneritet pertej kufijve" janë kryesisht të tipit
të seminareve, tryezave të rrumbullakta, workshop-eve,
veprimtarive në grup dhe të vizitave studimore.
Kriteret për projekte
Kriteret bazë për projektet
e programit "Lindje-Lindje, partneritet pertej kufijve"
janë konceptimi i problemeve në kontekstin rajonal dhe
ndikimi i tyre në shoqëri. Programi mbështet projekte
me qëllime realiste dhe të përcaktuara qartë,
që stimulojnë vazhdimësinë e punës edhe
pas projektit dhe që kanë potencial për ndikim lokal
dhe ndër-kufitar. Në prioritetet e programit "Lindje-Lindje,
partneritet pertej kufijve" janë projektet që kanë
të paktën dy ose tre partnerë, në dy ose më
shumë vende fqinje.
Kanë përparësi iniciativat që:
• Përhapin modelet dhe praktikat më të mira të zhvillimit shoqëror.
• Nxisin pjesëmarrjen e publikut në debatin dhe dialogun social, ekonomik, politik dhe kulturor.
• Pilotojnë ide të progresit social, të aktivizmit dhe të promovimit të dijeve.
• Fokusojnë
sektorët e riskuar të shoqërisë dhe pranimin
e të ndryshmes nga shoqëria.
• Përgatisin rekomandime që vlejnë për hartim politikash dhe përmirësim legjislacioni.
Programi "Linde-Lindje,
partneriet përtej kufijve" nuk mbështet: kongrese
botërore, konferenca vjetore, projekte kërkimore, studime
të mirëfillta shkencore ose konferenca të së
njëjtës natyrë, veprimari kulturore dhe artistike,
kurse të specializuara trainimi, përkthime, publikime
dhe zhvillime infrastrukturore.
Udhëzues mbi mënyrën
e aplikimit
Afatet kohore
Projekt - propozimet vlerësohen
nga rrjeti i koordinatoreve te programit "Lindje-Lindje, partneritet
pertej kufijve" ne vendet ku veprojnë fondacionet "Soros".
Pas këtij vlerësimi, projektet paraqiten për rishikim
në bordin manaxhues të programit "Lindje-Lindje,
partneritet pertej kufijve", të zyrës së fondacionit
"Soros" në Londër. Propozimet duhet të
paraqiten për shqyrtim të paktën gjashtë javë
para afateve të planifikuara nga fillimit i projektit.
Mbështetja financiare
Programi"Lindje-Lindje, partneritet
pertej kufijve" nuk duhet të jetë i vetmi burim financimi
për projektin. Të gjitha burimet e financimit dhe dhurimet
"në natyrë" duhet të shënohen në
aplikimin për projekt.
Në lidhje me organizimin e tryezave të rrumbullakëta
dhe të shkëmbimeve, shpenzimet financiare që mund
të aplikohen janë: akomodimi, ushqimi, udhëtimi brenda
vendit, printimi/publikimi i rezultateve të projektit, si dhe
shpenzime administrative të arsyeshme për përgatitjen
e projektit. Programi nuk mbështet blerjen ose marrjen
me qera të orendive, ose të pajisjeve të zyrës,
pagesat për shërbimet që ofrojnë organizatorët,
pagat për personelin e organizatorëve, shpenzime të
tjera të përgjithshme.
Pjesëmarrja
Nëse një projekt aprovohet
nga programi "Lindje-Lindje, partneritet pertej kufijve",
atëhere shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve
do të kërkohen nëpërmjet këtij programi
në vendin ku vepron fondacioni "Soros". Vendimet
për mbështetjen e pjesëmarrësve në projekte
merren nga fondacionet lokale. Në programin "Lindje-Lindje,
partneritet pertej kufijve" rrjeti i fondacioneve lokale ka
mundësi të identifikojë dhe seleksionojë pjesëmarrës
për projekte që financohen nga programi. Organizatori
i një projekti mund t'i propozojë vetë pjesëmarrësit
në projektin e tij. Pjesëmarrësi i propozuar nga
organizatori, mund të aplikojë tek koordinatori i programit
"Lindje-Lindje, partneritet pertej kufijve", në vendin
e tij, për financimin e shpenzimeve që mundësojnë
pjesëmarrjen në aktivitetin që parashikon projekti
në fjalë. Organizatori njofton kandidatët e ftuar
që të aplikojnë në fondacionet lokale, ku do
të gjykohet mbështetja nga programi "Lindje-Lindje,
partneritet pertej kufijve", e cila jo gjithmonë garantohet
për kanditatët e propozuar nga organizatori. Organizatorët
kërkohet të paraqesin informacion të plotë dhe
të detajuar mbi pjesëmarrësit e sugjeruar, duke përfshirë,
emrin, titullin, përgjegjësitë profesionale dhe arsyet
për pjesëmarrjen në projekt.
Kontakti në Shqipëri:
Llukan Tako, koordinatore programi
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros
Rr: “Qemal Stafa”,
Pallati 120/2, Tirana, Albania
Tel: + 355 4 2234621/2234223/2235856
Fax: + 355 4 2235855
ltako@osfa.soros.al
www.soros.al
|
|