| |
Takimi i parë i forumit civil:
Shqipëria, politika dhe demokracia
15 Janar 2010
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë- Soros, në kuadër të nxitjes së angazhimit qytetar në problematika të rëndësishme të zhvillimit shqiptar, nisi serinë e debateve të shoqërisë civile. I konceptuar si një bashkëbisedim mes një politilogu të njohur ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të organizatave jofitmprurëse, botës akademike e mediave, takimi i parë pati si të ftuar të veçantë dr. Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari, anëtar i Bordit të Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë, këshilltar i Institutit për Sigurinë në Britaninë e Madhe dhe drejtor i programit “Shekulli i hapur” në Universitetin e Europës Qendrore të Hungarisë.
Iniciativa e paraqitur në këtë takim u ndërtua mbi bazën e kontributeve të figurave të njohura të medias, akademisë dhe shoqërisë civile në nivel evropian duke i dhënë një rol dominues debatit qytetar mbi çështje që shqetësojnë publikun e të cilat refleketojnë se si ne e zbatojmë çdo ditë ligjin, si janë shërbimet publike, si janë përdorur taksat tona dhe a po na çon aty ku duhet proçesi i integrimit evropian.
Forumi i parë civil u fokusua në çështje të rëndësishme, mes të cilave:
A është i mundshëm një konsensus midis shumicës qeverisëse dhe pakicës parlamentare? Cili faktor, apo zhvillim mund t’i detyrojë palët të punojnë në këtë drejtim?
A mund të garantohen të drejtat e shtetasve nëse opozita nuk është pjesë e proçesit legjislativ? A ka faktorë që mund ta zëvendësojnë në këtë rol?
Cilët janë faktorët kryesorë për mirë-funksionimin e institucioneve në Shqipëri? Kur do të konsolidohet praktika e dialogut dhe e zbatimit të ligjit? Sa e dëmton vonesa e aktorëve politikë procesin e integrimit në BE dhe respektimin e Kushtetutës?
Në forumin e parë civil dhanë kontributin e tyre me ide dhe propozime konkrete, emra të spikatur të shoqërisë civile si Artan Hoxha, Arbjan Mazniku, Piro Misha, Sotiraq Hroni, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Remzi Lani, Ilir Yzeiri, Gezim Tushi, Aleksander Mita, Lutfi Dervishi, etj. Veprimtaria u pasqyrua në mjetet vizive kombëtare dhe pati reagime pozitive në median shqiptare.
Takime të tjera, me të tjera tema të rëndësishme, do të vijojnë përgjatë muajve të ardhshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të ndryshme të vendit.
ATSH
SOROS, NË FORUM TË HAPUR PËR GJETJEN E NJË NEGOCIATORI
NË AFRIMIN E POZITËS DHE OPOZITËS SHQIPTARE
TIRANË, 15 Janar /ATSH-Edmond Prifti/. Gjetja e një negociatori të tretë bisedimesh, përtej të djathtës dhe të majtës shqiptare pa pasione, urrejtje apo interesa të ngushta partiake për zhvillimin e demokracisë, ishte ndër pikat bazë të një Forumi Civil të zhvilluar sot në mbrëmje, në mjediset e Hotel “Sheraton” në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, mass-medias dhe individëve të interesuar, e organizuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SOROS).
Në formën e një Forumi të hapur Civil me temë “Shqipëria, Politika, Demokracia”, paneli i kryesuar nga drejtori i SOROS-it, Andi Dobrushi, drejtori i Qendrës për Strategji Liberale z. Ivan Krastev, drejtori i Institutit për Studime Bashkëkohore z. Artan Hoxha dhe drejtori i Institutit “Agenda” z. Arbjan Mazniku, iu drejtuan publikisht të ftuarve dhe gjithë shtetasve shqiptarë, për të forcuar dhe konsoliduar demokracinë, njëherazi të fillojnë dialogun dhe debatet e hapura me gjithë aktorët politikë.
Admir Duraj, koordinatori i programit të Ligjit dhe Qeverisjes, theksoi për ATSH-në se “iniciativa e ndërmarrë sot, synon të nxisë debatin politik mbi çështjet konkrete të aktualitetit, të cilat lidhen kryesisht me zhvillimet demokratike, funksionimin, kontrollin dhe balancën mes institucioneve, me respektimin e të drejtave të njeriut, etj. Forumi Civil i iniciuar sot, është fillesa e debateve publike që do të zhvillohen çdo muaj,".Drejtori i fondacionit “Soros”, Andi Dobrushi u shpreh nga paneli i këtij Forumi Civil se, “debati është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike, pasi zëri i qytetarëve të saj është thelbësor në zhvillimin e demokracisë në vend, në thellimin e saj, rolin dhe përgjegjësitë e çdo shtetasi”.
Më tej, fjalën e mori i ftuari nga Qendra për Strategji Liberale në Sofje, z. Ivan Krastev, i cili theksoi se "jam këtu për të folur për rolin e politikës dhe demokracisë në vendin tuaj, falë eksperiencave të ngjashme të huaja. Jam për t’iu kujtuar se sa i rëndësishëm është debati në demokraci, pikërisht në këtë kohë krize kur Komisioni Evropian pret së tepërmi nga ju”.
Artan Hoxha, drejtori i Institutit për Studime Bashkëkohore, duke marrë më pas fjalën tha se, na duhet të gjejmë një motiv të përbashkët për të bashkëjetuar. “Në rrethanat aktuale të një radikalizmi ekstrem se kush e nisi i pari, a duhet të ketë një grup të tretë që s’duhet të ketë ndjenja pasionale për njërin apo tjetrën palë, të drejtohet nga individë pa interesa të forta reale, pa dashuri dhe urrejtje, të cilët mund të luajnë rolin e një negociatori?!”, ngriti ai pyetjen retorike, për të pranishmit.
Më tej, në përfundim të fjalës së tij, Hoxha vuri në dukje nga eksperienca e tij profesionale si drejtues i Institutit për Studime Bashkëkohore se, ai negociator ekziston brenda shoqërisë shqiptare, “por ata duhet të gjejnë motivet, për ta luajtur atë rol”. Më tej Forumi Civil u mbyll me pyetjet drejtuar panelit të katër drejtuesve të pranishëm, nga aktorët e shoqërisë civile shqiptare./a.gj/
Gazeta Ballkan
Maratona e debatit civil
Forumi civil “Shqipëria, politika, demokracia”, organizuar pak ditë më parë nga fondacioni “Soros” me përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave, trupit diplomatik dhe botës akademike, ishte një ftesë e hapur për debat që u drejtohej jo thjesht të pranishmëve, por një auditori më të gjerë. Pavarësisht se lektori kryesor ishte një politolog i njohur europian, dr. Ivan Krastev, pjesëmarrësit në këtë debat trajtuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me sfidat shqiptare në proceset euroatlantike. Forumi i parë që do të pasohet nga një sërë takimesh debatuese me të tjerë të ftuar specialë e në disa qytete kryesore, zgjoi interesin e të pranishmëve duke sjellë ide dhe propozime racionale. Si nga moderator i forumit, Andi Dobrushi, ashtu edhe nga folësit e panelit Artan Hoxha dhe Arbjan Mazniku, u shtrua nevoja se shoqëria civile ka shumë mundësi për të ndikuar në aktorët politikë dhe në sektorë të tjerë të shoqërisë. Por për të realizuar këtë mision dhe jo për të zëvendësuar pozitën apo opozitën, ajo vetë duhet të jetë më shumë aktive dhe më shumë bashkëpërgjegjëse.
Megjithëse një debat profesionistësh, brenda natyrës së veprimit të shoqërisë civile, kryetema e debatit u fokusua në konfliktin midis maxhorancës qeverisëse dhe opozitës. Forumi gjykon se ky konfikt nuk ka gjasa të zgjidhet përveçse me kompromis të dy palëve. Edhe pozicioni i ndërmjetësit negociues mes PD-së dhe PS-së u vlerësua gati i pa mundur për momentin. Përvoja e deritanishme ka treguar se politike shqiptare e ka gjetur konsensusin ose më ndërhyrjen e ndërkombëtarëve ose për shkak të ruajtjes së karrierës të politikanëve më kryesorë. Por a ka ndonjë rol shoqëria civile në këtë konflikt? Sigurisht. Pothuaj të gjithë të pranishmit ishin të një mendje se shoqëria civile, bota akademike si dhe mediat mund të dilnin me një dokument të përbashkët ku t’i kërkohej palëve të heqnin dorë nga gjuha e urrejtjes. Akoma më tepër ata mund të bëheshin iniciatorë të përgatitjes së dokumentave kushtetues, të cilat do të minimizonin sjelljet e papërgjegjshme politike. Standarti i zgjedhjeve, megjithë përmirësimet e bëra, është larg për një vend anëtar i NATO-s dhe në këtë kuadër ka ende për të përmirësuar. Shumë shpejt janë zgjedhjet lokale, por me këto kushte dhe trupë zgjedhore, vështirë se mund të ftohet opozita dhe parti të tjera ish parlamentare që të marrin pjesë në to.
Gazeta Bota sot
Dalja nga politika konfiktuale
Fondacioni Soros, në kuadër të nxitjes së angazhimit qytetar në problematika të rëndësishme të zhvillimit shqiptar, nisi serinë e debateve të shoqërisë civile. I konceptuar si një bashkëbisedim mes një politilogu të njohur ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të organizatave jofitmprurëse, botës akademike e mediave, takimi i parë pati si të ftuar të veçantë dr. Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari, anëtar i Bordit të Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë, këshilltar i Institutit për Sigurinë në Britaninë e Madhe dhe drejtor i programit “Shekulli i hapur” në Universitetin e Europës Qendrore të Hungarisë. Iniciativa e paraqitur në këtë takim u ndërtua mbi bazën e kontributeve të figurave të njohura të medias, akademisë dhe shoqërisë civile në nivel evropian duke i dhënë një rol dominues debatit qytetar mbi çështje që shqetësojnë publikun e të cilat refleketojnë se si ne e zbatojmë çdo ditë ligjin, si janë shërbimet publike, si janë përdorur taksat tona dhe a po na çon aty ku duhet proçesi i integrimit evropian. Forumi i parë civil u fokusua në çështje të rëndësishme, mes të cilave: A është i mundshëm një konsensus midis shumicës qeverisëse dhe pakicës parlamentare? Cili faktor, apo zhvillim mund t’i detyrojë palët të punojnë në këtë drejtim; A mund të garantohen të drejtat e shtetasve nëse opozita nuk është pjesë e proçesit legjislativ? A ka faktorë që mund ta zëvendësojnë në këtë rol; cilët janë faktorët kryesorë për mirë-funksionimin e institucioneve në Shqipëri? Kur do të konsolidohet praktika e dialogut dhe e zbatimit të ligjit? Sa e dëmton vonesa e aktorëve politikë procesin e integrimit në BE dhe respektimin e Kushtetutës? Në forumin e parë civil dhanë kontributin e tyre me ide dhe propozime konkrete, emra të spikatur të shoqërisë civile si Artan Hoxha, Arbjan Mazniku, Piro Misha, Sotiraq Hroni, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Remzi Lani, Ilir Yzeiri, Gezim Tushi, Aleksander Mita, Lutfi Dervishi, etj. Takime të tjera, me të tjera tema të rëndësishme, do të vijojnë përgjatë muajve të ardhshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të ndryshme të vendit.
Shqipëria përjeton sot disa ngjarje që nuk kanë qenë herë tjetër: ajo është antare me të drejta të plota e NATO-s, ka hedhë një hap të sigurt drejt familjes europiane, ka mundur të mos cënohet rëndë nga kriza globale e megjithatë përjeton edhe një varg problemesh që kërkojnë një sjellje tjetër nga aktorët përgjegjës dhe nga të gjitha strukturat shtetërore dhe kushtetuese. Përpos sa më sipër, vendi përjeton një konflikt të gjatë mes pozitës dhe opozitës, pushteti legjislativ vazhdon të mos ketë në gjirin e saj pjesën e vet më të domosdoshme dhe bash për këtë arsye kanë një farë stepje edhe të gjithë pushtetet dhe minipushtetet përfshi institucionin e presidencës, atë të prokurorisë, organet e drejtësisë dhe të medias.
Të shqetësuar nga ky preokupacion dhe nga çështje të tjera të rëndësishme, fondacioni “Soros”, (me një trashëgimi thuajse nëntëmbëdhjetëvjecare në Shqipëri), në fillimmuajin e 2010-ës nisi maratonën e debatit civil "Shqipëria, politika dhe demokracia”. Në praninë e trupit diplomatik, të analistëve të medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile u krye në Tiranë forumi i parë debatues ku i ftuar special ishte politologu i njohur europian, dr. Ivan Krastev. (Zoti Krastev është kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari, anëtar i Bordit të Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë, këshilltar i Institutit për Sigurinë në Britaninë e Madhe dhe drejtor i programit “Shekulli i hapur” në Universitetin e Europës Qendrore të Hungarisë).
I konceptuar jo si një leksion nga jashtë për demokracinë, por si një bashkëbisedim i dyanshëm, forumi i parë pati kontribute idesh dhe pikëvështrimesh jo vetëm nga lektroi ndërkombëtar, por edhe nga personalitete të jetës Shqiptare si Andi Dobrushi, Artan Hoxha, Arbjan Mazniku, Piro Misha, Sotiraq Hroni, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Remzi Lani, Ilir Yzeiri, Gezim Tushi, Aleksander Mita, Lutfi Dervishi, etj.
Forumi i parë civil u fokusua në çështje të rëndësishme si mundësia e arritjes së nëj konsensusi midis shumicës qeverisëse dhe pakicës parlamentare; garantimi i të drejtave të shtetasve kur opozita nuk është pjesë e proçesit legjislativ; faktorët e mirë-funksionimit të institucioneve kushtetuese, etj.
Jo vetëm gjatë muajit Janar dhe jo vetëm në Tiranë, por përgjatë gjithë vitit dhe në disa kryeqendra të tjera të vendit, fondacioni “Soros” do të vijojë me forume të tjera dhe me problematika akoma më të rëndësishme.
Ishte afërmendsh e kuptueshme që në forum të trajtohej konflikti PD-PS, mundësia e arritjes së një konsensusi apo uljen e palëve në tryezën e bisedimeve. Zhvillimet e fundit nuk japin shumë shpresë se kjo gjë mund të ndodhë së afërmi, por forumi sugjeroi se një apel apo nëj pakt i gjerë i shoqërisë civile për të hequr fjalorin e urrejtjes nga politikanët, do të ishte mjaft pozitiv. Gjithashtu shoqëria civile, që ka edhe ajo nevojë të “rizgjohet”, do të kontribounte më shumë në zhvillimet shqiptare duke ndërmarrë iniciativa kushtetuese (projekt - ligje, amendamente) që të ngushtonin dhe të minimizonin hapësirat e cirkuimit politik të dy forcave kryesore.
|
|