Të reja lidhur me programin e bursave

 

Fillon skema e bursave per studime universitare dhe pasuniversitare per studente Rom

Që prej vitit 2009 Shqiperia hyn ne skemen e bursave te Roma Education Fund.
Aplikantet duhet te jene rom dhe te jene duke ndjekur studimet universitare ose pasuniveristare ne nje universitet ne Shqiperi:
Bursat e REF/SP duhet të përdoren për të mbuluar shpenzimet gjate nje viti akademik për: Libra, shpenzime për provime dhe pjesërisht shpenzime jetese. Gjithashtu mund te mbuloje pjesërisht ose plotësisht shpenzimet per tarifat e  shkollimit (tuition fee).
Aplikimi per cdo vit akademik hapet ne muajin Janar te atij viti.


Fillon skema e bursave pasuniversitare OSI-DAAD

Që prej vitit 2008 gjitha vendet e Ballkanit do të futen në skemën e bursave OSI-DAAD, një program bursash i sponsorizuar nga OSI dhe DAAD (German Academic Exchange Program).
Ky program ka për qëllim financimin e studimeve pasuniversitare në Gjermani, në shkencat humane dhe sociale. Nga ky program pasuniversitar përfitojnë shtatë vende ballkanike dhe konkretisht: Shqipëria, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Programi përfshin bursa studimi për master në afat dy - vjeçar dhe doktoratura me afat 3-vjeçar në universitete gjermane. Aplikimet për çdo shtet ballkanik do të jenë çdo dy vjet.
Në vjeshtë të vitit 2008 fillojnë aplikimet për  studentët nga katër vende ballkanike: Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, ndërsa vitin tjetër do të hapen aplikimet për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.


Study-in-europe.org
Në kuadrin e fushatës të ndërmarrë nga Erasmus Mundus "Global Promotion Project” (GPP)" për të promovuar edukimin universitar dhe pasuniversitar në Evropë dhe për të rritur lëvizshmërinë e studentëve ndërmjet universiteteve evropiane, eshte hapur faqja me e re ne internet : www.study-in-europe.org.
Ne kete faqe do te gjeni informacion konkret mbi mundësinë e ndjekjes së studimeve universitare dhe pasuniversitare në mjaft shkolla të larta të Europës, ju tregon për mënyrën se si aplikohet për bursa dhe përmbledh informacione konkrete për grante, bashkëpunime ndëruniversitare, shkëmbimeve të studentëve, etj.

 




 


Përshkrim i Programit të bursave

Që prej vitit 1993, një program i rëndësishëm i OSFA-së është edhe Programi i Bursave. Aktualisht ai është pjesë e Programit Rajonal të Bursave të Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI), i cili ofron bursa të nivelit universitar e pasuniversitar. Synimi kryesor i programit është përgatitja e një brezi të kualifikuar specialistësh të fushave të ndryshme për të përballuar sfidat e reja të shoqërisë shqiptare.

Aktualisht, Fondacioni i Shoqërisë së hapur – Soros (OSFA) vepron si një ndërmjetës mes aplikuesve dhe Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI). Të gjitha dosjet e aplikimeve duhet i dorëzohen brenda afateve të shpallura koordinatorit të programit. Më pas, të gjitha kandidaturat përcillen për shqyrtim dhe përzgjedhje në strukturat përkatëse të OSI-t dhe të universiteteve.

Në Programin e Bursave ofrohen:
- bursa universitare;
- bursa pasuniversitare në master dhe doktoraturë;
- bursa plotësuese;
- bursa qëndrimi formues e kërkues afatshkurtër.  

BURSA UNIVERSITARE

Universiteti Amerikan i Bullgarisë
Fondacioni Soros dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë në Blagoevgrad japin çdo vit akademik, për të rinjtë që kanë mbaruar shkollën e mesme, bursa të plota dhe të pjesëshme për studime 4–vjeçare në këtë universitet.

Degët e ofruara janë: Ekonomik, Administrim Biznesi, Informatikë (Shkenca Kompjuterike), Histori, Gazetari, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime te Europës Juglindore, Studime Europiane dhe Matematikë.

Të gjitha detajet për raundin e ri të aplikimeve do të shpallen së shpejti.

 

BURSA PASUNIVERSITARE

Bursat pasuniversitare të ofruara nga Fondacioni Soros janë të përqendruara në dy programe kryesore:

 
1. Bursa në kuadër të CEU-t:

Universiteti i Europës Qendrore e Lindore CEU (Central European University) me qendër në Budapest, i krijuar që në vitin 1993 nga George Soros. Fondacioni Soros dhe CEU ofrojnë çdo vit akademik bursa për studime pasuniversitare MA (Master) dhe PHD (Doktoraturë) në fushat e mëposhtme:

Ekonomik (MA/PHD); Shkenca Mjedisore (Ms/PHD); Studime Gjinore (MA/PHD); Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Europiane (MA); Drejtësi (LLM, MA, SJD); Matematikë (PHD); Studime mesjetare (MA/PHD), Studime mbi nacionalizmin (MA); Filozofi (MA); Shkenca politike (MA, PHD); Sociologji dhe Antropologji Sociale (MA, PHD); Biznes (MBA, IMM).

2. Bursa në kuadër të Programit OSI-FCO

OSI-FCO/Chevening Scholarship program është një program i përbashkët ndërmjet Institutit të Shoqërisë së Hapur me qendër në Budapest dhe Ministrisë së Jashtme  Angleze. Ofrohen bursa në Universitetin e Oxfordit, Kembrixhit, Sussexit dhe Staffordshire, kryesisht në fushën e shkencave humane dhe sociale.

 

OSI/FCO Chevining Scholarship Oxford  University

Të gjitha detajet për raundin e ri të aplikimeve do të shpallen në vjeshtën 2006

Ky program  ofron çdo vit akademik  bursa studimi pasuniversitare me afate të ndryshme në Universitetin e Oksfordit .Llojet e bursave janë si me poshtë:

  1. Bursë 9 mujore për studime pasuniversitare
    në Universitetin e Oksfordit

Kjo bursë ofrohet për ata studiues që kanë marrë një temë doktorature në vendin e tyre. Fushat janë nga shkencat humane dhe sociale, ato të mjedisit, shëndetit publik dhe shkencat mjekësore. Bursa nuk u jep mundësi  aplikantëve të regjistrohen për marrjen e një grade shkencore në këtë universitet.

  1. Bursë 1 vjeçare për Master në Universitetin e Oksfordit.

  Kjo Bursë ofrohet për studiues në këto fusha :
Studime Hebraike, E Drejtë Europiane dhe Krahasuese, Politika Sociale Krahasuese,  Histori Sociale dhe Ekonomike, Menaxhim Ambienti, Antroplogji Sociale, Zhvillim Ekonomik, Sociologji, Studime bizantine, Gjuhesi te Pergjithshme dhe Filologji Krahasuese, Letërsi Europiane, Gjuhë dhe Letërsi Greko Latine, Studime Moderne Hebraike, Histori Moderne, Studime Orientale, Teologji Filozofike, Filozofi, Teologji, Studime sllave, Studime Gjinore.
        

Cambridge University Scholarship

Instituti i Shoqerisë së Hapur me qendër në Budapest dhe Foreign Commonwealth Office Overseas Trust  ne Angli ofrojnë çdo vit bursa studimi për studentë shqiptarë me rezultate të larta akademike, të ndjekin një vit studimi pasuniversitar (MAPhil) për Shkenca Sociale dhe Humane në Universitetin e Kembrixhit në këto fusha:  Kriminologji, Studime mbi zhvillimin, Arsim, Anglisht dhe Gjuhësi e aplikuar, Studime historike, Histori dhe filozofi e shkencës, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ligj, Studime mbi menaxhimin, Filozofi, Mendimi Politik dhe Historia Intelektuale, Antropologji Sociale.

                                     
Sussex University

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-SOROS” fton çdo vit akademik të aplikohet për studime pasuniversitare Master, pranë Universitetit të Sussex-it në Angli. Bursat e studimit financohen nga Instituti i Shoqërisë së Hapur – Budapest, Foreign Commonwealth Office (Londër) si dhe Universiteti i Sussex-it.
Fushat e studimit janë: Studime Europiane ( MA); Antropologji Europiane ( MA).

 

Staffordshire University Distance
Learning PHD/Economics

Instituti i Shoqërisë së Hapur - Budapest dhe Universiteti Staffordshire fton çdo vit akademik të interesuarit të aplikojnë për bursa studimi në Staffordshire University, në programin e mësimit në distancë. Studimet janë të tipit Master, për një periudhë 1-2 vjeçare, dhe doktoraturë (PHD) për një periudhë 4-vjeçare. Programi jep mundësinë të kalohet një pjesë e kohsë së studimeve në Universitetin e Staffordshire-t duke ndjekur kurse, duke grumbulluar kredite dhe duke kryer kërkime specifike. Më pas kandidati mund të qendrojë në vendin e tij duke ndjekur forminin në distancë.

 

BURSA PLOTËSUESE

Programi Rajonal i Bursave me qendër në Budapest, përmes zyrës së Fonadcionit Soros në Tiranë ofron edhe dy programe të tjera në ndihmë të  studentëve shqiptare që vazhdojnë studimet  në Europën Lindore si dhe për studentët që ndjekin studimet pasunivesitare për PHD në universitetet e Europës  Perëndimore, të Amerikës së Veriut, Azisë dhe Australisë.

1. Global supplementary grant program
Ky program u ofron një vit bursë të gjithë atyre studenteve shqiptare që ndjekin tashmë studimet për doktoraturë (PHD në Shkencat Humane dhe Sociale në një prej universiteteve të akredituara të Europës Perëndimore, Azisë Australisë apo Amerikës së Veriut.


2. Programi i Bursave plotësuese – Soros ( Soros Supplementary Grant )

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”– Soros dhe Instituti i Shoqërisë së Hapur me qënder në Budapest, fton çdo vit studentët e interesuar, të aplikojnë në “Programin e Bursave Plotesuese SOROS”. Ky program parashikon bursa plotësuese për ata studentë të cilët janë të regjistruar tashmë si studentë në një nga universitetet e akredituara europiane. Kjo bursë është një ndihmë financiare plotësuese e cila mbulon një pjesë të shpenzimeve të taksave universitare, ose të shpenzimeve të qendrimit, ose sigurimeve, etj.

 

BURSA QENDRIMI AFATSHKURTRA
(formuese ose kërkuese)

Special Extension Program – CEU
Përvec bursave pasuniversitare për MA/PHD në fusha të ndryshme, Universiteti i Europës Qendrore dhe Lindore - CEU ofron edhe dy programe të veçanta, kryesisht për pedagogë të universitetit në shkencat humane dhe sociale:

 Shkolla Verore e CEU-t / CEU Summer School - SUN
Çdo vit CEU ofron bursa për pjesëmarrje në shkollat verore të organizuara nga ky universitet me qendër në Budapest. Kurset e shkollave verore përfshijnë kryesisht këto  fusha: Antropologji-studime kulturore; Antropologji dhe histori; Studime kulture dhe art,  Ekonomi (Bujqësia dhe ekonomia rurale); Marrëdhënie Ndërkombëtare; Studime ligjore; Studime mesjetare dhe histori; Studime mbi nacionalizmin; Filozofi; Shkenca politike; Politika publike.                            

Sesionet e pranverës dhe të vjeshtës pranë CRC – Curriculum Resource Center Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe CRC (Curriculum Resource Center) pranë Universitetit të Europës Qendrore dhe Lindore – CEU  në Budapest, ftojnë çdo vit akademik të interesuarit të aplikojnë për sesionin trajnues  të pranverës e të vjeshtes në shkencat humane dhe sociale.


Universiteti i Oksfordit

Bursë 3 –mujore kërkimi në shkenca të aplikuara Sociale në Universitetin e Oksfordit. Kjo bursë ofrohet për nëpunës të strukturave publike dhe qeveritare, të cilët dëshirojnë të realizojnë projekte kërkimore në tema që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin ose funksionimin e këtyre strukturave


Oxford/Cambridge Colleges Hospitality Scheme

Universiteti i Oksfordit dhe Kenbrixhit, në bashkëpunim me Institutin e Shoqërisë së Hapur – Budapest  fton çdo vit  aplikantë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët kanë dëshirë të punojnë në bibliotekat e këtij universiteti dhe të kontaktojnë me specialistë të fushës së tyre.

Programi ofron vizita një mujore në një prej kolegjeve të Oksfordit, përgjatë muajve të verës.