Deri tani ka patur disa nisma të organizimit të informacionit në trajtën e databazeve të organizatave të shoqërise civile. Pjesa me madhe e databazave për organizatat e shoqërisë civile janë sektoriale (të gruas, shërbimeve sociale, mjedisit) ose të përgjithshme (ku përfshihen të gjitha fushat si psh adresari i FSHSHC, Partners Albania, etj). Ndërsa në nivelin e ekspertizës individuale numri i tyre është i kufizuar (Qendra e Gruas- trajnerët e përkatësisë gjinore, REC – specialistët e mjedisit). Fusha e specialistëve të shoqërisë civile u identifikua si një fushë ende e parrahur ku OSFA mendoi të zhvillojë më tej nismën në dobi të tërë shoqërisë civile shqiptare.

Baza e të dhënave është konceptuar për të njohur, promovuar dhe nxitur pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë në projekte të financuara nga agjenci ndërkombëtare/vendore, nga qeveria si dhe në projekte ndërkufitare.

OSFA mendon se ky burim do të jetë një ndihmë e madhe për të siguruar ekspertët më të mirë të mundshëm për zbatimin e projekteve të ndryshme. Baza e të dhënave do të ofrojë mundësi në fushat ku nevojitet ekspertizë vendore, duke mbajtur parasysh përparësitë që ka në raport me ekspertizën e huaj (kushton më pak, ka njohje më të mirë të problemeve në vend, etj). Ekspertiza e huaj mund të kërkohet/përdoret më shumë në fushat ku mungon ekspertiza vendore/ose kur ajo nuk ka cilesinë që nevojitet. Ka përfunduar aplikimi dhe po bëhet testimi i programit.