|
25 Qershor 2007
Fondacioni Soros, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI), organizuan tryezën e përbashkët për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit.
Prej 8 vjetësh Shqipëria ka miratuar ligjin 8503 për të drejtën e infomimit, por funksionimi i tij lë mjaft për të dëshiruar. Në të gjithë treguesit, si volumi i kërkesave për informim dhe informacionit të dhënë, shpërndarja aktive e informacionit në lidhje me politikat publike dhe roli i sistemit të informimit në përgjithësi në zhvillimin e një demokracie pjesëmarrëse, vendi ynë mbetet pas standarteve europiane dhë më poshtë se mesatarja e rajonit ballkanik.
Këto shqetësime janë shtuar edhe nga disa dobësi e mungesa të kuadrit ligjor të së drejtës së informimit, i cili ka mbetur i pandryshuar që prej vitit 1999. Nisur nga këto problematika, NOSA dhe QZHDI propozojnë një riformulim të ligjit mbi të drejtën e informimit, si një nevojë e Qeverisë, e pushtetit gjyqësor, e medias dhe e shoqërisë civile.
Kliko këtu për ndryshimet që propozohen në ligjin mbi të drejtën e informimit
|