Projekti “Ngritja e e-transparencës” në Shqipëri ka për qëllim t’u përgjigjet nevojave urgjente për të luftuar korrupsionin dhe për të ngritur nivelin e transparencës.  Shqipëria ka përparuar në fushën e-qeverisjes. Në vitin 2003, u miratua strategjia kombëtare për ICT. Një nga qëllimet e saj është përgatitja e qeverisjes për të qenë e hapur dhe informuese për shoqerinë. Kjo do të arrihej duke krijuar struktura qeveritare që do të drejtojnë strategjinë; duke hartuar legjislacionin për një Shoqëri të informuar; duke ndërmarrë hapa për krijimin e shërbimeve elektronike për qytetarët. Aktualisht PNUD po zbaton dy projekte për krijimin e një networku modern mes Ministrive në Tiranë dhe për krijimin e një sitemi të qendrueshëm e-mail brenda këtyre institucioneve.

OSFA synon të përmirësojë qeverisjen dhe menaxhimin e shërbimeve publike në Shqiperi. Kjo do të ndikonte në efektshmërinë ekonomike. Në Shqipëri, e-qeverisja do të ndikojë në performancën e sektorit privat dhe në forcimin e ekonomisë. Projekti fokusohet në disa fusha si: përmirësimi i sistemit ligjor për ngritjen e transparencësë; hartim politikash në fushën e-qeverisjes; ndërtim kapacitetesh,rritje e aksesit të qytetareve në informacion.

Projekti do të zbatohet në tri faza dhe çdo fazë do të ketë disa përqasje:

Faza I: Rishikimi, draftimi dhe përshtatja e një pakete të re ligjore
Do të kryhet një kërkim i detajuar rreth kuadrit ligjor ekzistues. Për të paraqitur studimin do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me aktorët kryesorë si përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, OJF-ve, akademikëve, ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë. Ekspertiza do të përcaktojë se cilat ligje, dekrete ose dispozita të ligjeve kanë nevojë për amendime për të përmirësuar të drejtën e aksesit në informacion. Tryeza e rrumbullakët synon të marrë mbështetjen edhe të përfaqësuesve  të institucioneve qeveritare, antareve të parlamentit, zyrës së kryeministrit, OJF-ve.

Faza II: Hartimi dhe zbatimi i politikave
Do të organizohet një studim i detajuar rreth kapaciteteve dhe nevojave të qeverisë shqiptare për të plotësuar kërkesat e ligjit  dhe për të zhvilluar një sistem efektiv e-qeverisjeje.Do të zhvillohet një udhëtim studimor në Estoni për të shkëmbyer përvoja dhe për t’u trajnuar rreth hartimit të politikave në fushën e e-qeverisjes.Ekspertët vendas dhe të huaj do të hartojnë një policy paper për e-qeverisjen.

Faza III: Ndërtim kapacitetesh dhe trajnim
Janë planifikuar dy programe të mëdha trajnimi për të edukuar punonjësit e rëndësishëm të shërbimit civil në çdo institucion mbi zbatimin e e-qeverisjes/
e-transparencës. Një program trajnimi do të organizohet gjithshtu për OJF-të.