| Menaxhimi
i strukturave universitare shqiptare ka shfaqur vështirësi
dhe probleme të shumta gjatë viteve të fundit. Procesi
i fitimit të shkallëzuar të autonomisë universitare
nuk u shoqërua me rritjen dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese
të tyre. Rregjistrimet e të dhënave të studentëve
që nga kurrikula e tyre e deri te notat përkatëse
për çdo provim vazhojnë të kryhen në
mënyrë manuale dhe joefektive. Vendimet e këshillave
nuk publikohen askund. Kjo sjell moskoordinim të vazhdueshëm
për të gjithë dhe i le shteg formave të korrupsionit.
Nisur nga këto shqetësime,
OSFA në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të
Ekonomisë ndërmorri hartimin dhe financimin e ngritjes
së një rrjeti të plotë informatizimi të
fakultetitin në të gjitha nivelet. Në të gjitha
sekretaritë do të instalohet një bazë të
dhënash e përbashkët e cila do të lehtësojë
qarkullimin e çdo informacioni për të gjithë
të interesuarit dhe veçanërisht për studentët.
Ata nuk do të presin pafundësisht për t'u njohur
me rezultatet e tyre në provime. Ata do të mund të
printojnë listat e notave dhe kurrikulën e tyre të
personalizuar në çdo kohë, falë një kodi
personal të përhershëm. Gjithashtu, sekretaritë
do ta kenë më të lehtë të hartojnë
dhe të shpërndajnë dokumentacionin e rregjistrimeve,
të moduleve dhe të provimeve. Ky projekt është
ende në proces dhe është cilësuar si një
nga hapat e sigurt drejt implementimit të Deklaratës së
Bolonjës. Ai do të shërbejë më pas si model
pilot për të gjitha strukturat e tjera universitare.
|