| Thelbi i këtij programi është synimi për të ngritur e forcuar kapacitetet njerëzore në shërbim të reformimit dhe zhvillimit të vendit. Ndertimi i kapaciteteve dhe përmirësimi i funksionimit të institucioneve publike përbëjnë objektivin e disa organizmave nderkombetare. OSFA i është bashkëngjitur nismës së UNDP-së dhe IOM-it për të siguruar vlefshmërinë e këtyre ndërhyrjeve, duke koordinuar veprimet dhe rritur vlerën e investimeve të bëra.
Nisma e propozuar përfshin tre kompontente të veçantë, por të lidhur midis tyre:
- Mbështetje e sektorit privat;
- Ndërtim kapacitetesh;
- Mbështetje për krijimin e kapitalit social në vend.
Pikërisht mbështetja për krijimin e kapitalit social në vend, është nisma e përkrahur dhe zhvilluar nga OSFA.
OSFA vepron në tri fusha kryesore:
- Krijim i kapitalit social në disa prej ministrive kyçe.
Bërthamat e fellowve të mbështetur më parë nga OSFA, do të nxiten për të kontribuar për reformat nëpërmjet stimujve për zhvillim profesional.
- Asistencë teknike për fushat kryesore të reformës.
Qeverisja ka nevojë për ekspertizë dhe këshillime në fushat kryesore të reformeës: privatizimi i sektoreve strategjikë, hartimi i marrëveshjeve konçesionare, sigurimi i konkurrencës së ndershme, etj.
- Krijimi i kuadrit të favorshëm ligjor për kthimin e të diplomuarve jashtë vendit.
Programi do të japë asistencë për thjeshtimin e procedurave ligjore dhe do të lehtësojë integrimin e të sapokthyerve.
Përfituesit
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Integrimit
Ministria e Jashtme
Ministria e Drejtësisë
Bashkia e Tiranës
|