| Programi i Bursave te Institutit te Shoqerise se Hapur New York (NSP) njofton per hapjen e aplikimeve per bursat Global
Supplementary Grant Program (GSGP) per vitin akademik 2009 – 2010. GSGP ofron bursa plotesuese per vende nga Evropa Lindore dhe Qendrore, Ish-Bashkimi Sovjetik dhe Mongolia. Qellimi i ketij programi eshte te ndihmoje studentet qe jane duke ndjekur studime
doktorature ne Shkencat Humane dhe Sociale ne nje universitet te akredituar ne Azi, Australi, Europe, Lindje e Mesme/Afert dhe Amerike se Veriut.
Kriteret e perzgjedhjes
Programi I Bursave GSGP eshte i vlefshem per qytetare te vendeve : Shqiperi, Armeni, Azerbaixhan, Bjellorusi, Bosnja, Kroaci, Gjeorgji, Kazakistan, Kosove, Kyrgizstan, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Russi, Serbi, Taxhakistan, Turkmenistan, Ukraine, dhe
Uzbekistan.
Studentet qe ndjekin studime doktorature ne fushen e shkencave mjeksore, fizikes, kimise, teknikes , shkenca natyrore, si dhe arte
nuk mund te aplikojne per kete program. Fushat e studimit qe nuk kategorizohen per kete Program jane :
- Administrim Biznesi/Menaxhim
- Shkenca Kompjuterike
- Finance/Banke/Marketing
- Inxhinieri
- Shkenca Natyorore (Fizike, Biologji, Kimi, etj.)
- Matematike
- Shkenca Mjeksore
Bursat GSGP jepen vetem per studime doktorature. Studentet e pranuar ne nje program masteri me qellimin per te vazhduar me tej me studimet e tyre por qe nuk jane te pranur konkretisht ne nje program PhD nuk mund te konsiderohen per keto bursa.
Ju lutem kini parasysh se ky eshte nje Program Plotesues, pra nuk ofron finacim te plote. Aplikantet duhet te vertetojne se disponojne mjete financiare shtese nga burime te tjera.
Aplikimi
Per me teper detaje ne lidhje me programin dhe udhezimet per aplikim do ti gjeni ne Formularin e Aplikimit te ‘Global
Supplementray Grant Program 2009-2010’.
Formularin mund ta shkarkoni duke klikuar ketu ose ne adresen http://www.soros.org/initiatives/scholarship/focus_areas. Aplikantet mund te aplikojne edhe online duke perdorur aplimin online ‘The Online Application System (OAS)’ tek faqja: http://www.soros.org/grants/oas.
Afatet e Aplikimit
Per studentet qe ndjekin studimet e doktoratues ne nje nga vendet: Azi, Australia, Amerika e Veriut, Lindje e Mesme, afati eshte
data 2 Prill 2009.
Per studentet qe ndjekin studimet Phd ne Europe, afati eshte: 8 Qershor 2009.
Aplikimet per GSGP Amerika e Veriut,etj mund te dergohen ne New York te adresa si me poshte:
Global Supplementary Grant Program –Amerika e Veriut
Open Society Institute
400 W. 59th Street
New York, NY 10019
U.S.A.
Aplikimet per GSGP Europe mund te dergohen ne Londer te adresa si me poshte.
Global Supplementary Grant Program - Europe
Open Society Foundation
Network Scholarship Programs
Cambridge House
100 Cambridge Grove
London W6 0LE
United Kingdom
Te dy llojet e Aplikimeve (Amerike e Veriut dhe Europe) mund te dergohen gjithashtu edhe te adresa e Fondacionit Soros, Tirane.
Fondacioni Soros
Rr”Qemal Stafa”, P.120/2, Tirane
Tel: 2234621/2248213, email: ibakshevani@osfa.soros.al |