|
30 maj 2007
Organizatat partnere të Rrjetit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA), në bashkëveprim me qeverinë shqiptare, organizuan një takim të përbashkët për të diskutuar mbi informalitetin dhe nevojën për reduktimin e tij.
Organizatorët vërejnë se dukuria e informalitetit shtrihet në shumë fusha dhe kryerja e një reforme anti-informalitet do të kërkonte një marrëveshje të gjerë politike që të sigurojë vazhdimësi dhe që të mos ndërpritet nga mandatet qeverisëse.
Për reduktimin e informalitetit organizatorët sugjerojnë rritjen e performancës së tërë sistemit ekonomik e shoqëror në vend duke zbatuar rigorozisht ligjin si dhe me përmbushjen e detyrimeve përkatëse nga biznesi, administrata shtetërore dhe drejtësia.
Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë vlerëson vullnetin e qeverisë për ngushtimin e informalitetit dhe angazhohet që të ofrojë ekspertizë, mbështetje e oponencë publike si dhe monitorim në procesin e zbatimit të politikave publike që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren. |