Për të lehtësuar njohuritë dhe ekspertizën europiane, Instituti për një Shoqëri të Hapur (OSI), Bruksel ka krijuar një nën-program për integrimin europian, si pjesë të programit “Lindje – Lindje” ose nga “Partneriteti përtej Kufijve”.

Klikoni këtu për formularin e aplikimit

Kliko këtu për një guidë për mënyrën e raportimit

Kliko këtu për listën e plotë të kontakteve të programit Lindje-Lindje.


Nënprogrami i integrimit europian ka si prioritet bashkëpunimin mes vendeve anëtare në BE, vendeve kandidate, kandidatëve të mundshëm për në BE dhe fqinjëve lindorë të saj.  Ky nënprogram kërkon të ndikojë me eksperiencat e vendeve anëtarë të BE-së, për vendet e tjera fqinje të saj, përmes tri drejtimeve kryesore:

a.         Transferimi i dijeve

Ka si prioritet nismat që adresojnë:

  • përgatitjet për integrimin europian.
  • bashkëpunimin mes shoqërisë civile dhe administratës publike.
  • monitorimin e zhvillimeve demokratike, si parakusht për integrimin europian.

b.         Krijimi i koalicioneve dhe rrjeteve avokatore

Ka si prioritet inisiativat ndër-kufitare dhe ndër-shtetërore, që:

  • mobilizojnë publikun dhe shoqërinë civile për të dialoguar rreth politikave integruese në BE.
  • mobilizojnë qeveritë në proceset e integrimit europian dhe promovojnë hapjen e BE-së për vendet fqinje.
  • rrisin interesin e publikut në vendet e reja anëtare për intensifikimin e marrëdhënieve me vendet kandidate apo ato fqinje.
  • nxisin krijimin e koalicioneve mes organizatave të shoqërisë civile, për të lehtësuar aksesin e fqinjve lindorë, në fondet e BE-së.

c.         Ndërgjegjësimi i publikut

Përfshin:

  • angazhimin e shoqërisë civile në iniciativa për ndërgjegjësimin e publikut, mbi sfidat dhe mundësitë e proceseve integruese.
  • zhvillimin e dialogut mbi rolin e Europës në botën e sotme dhe vështirësitë që shoqërojnë anëtarësimin në BE.
  • nxitjen e debateve publike me vendet e reja anëtare, në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët.

Aplikimet
Programi do të lehtësohet përmes programit “Lindje-Lindje” sipas një procedure të mbështetur në dy hapa kryesorë. Mundësia e aplikimeve është e hapur përgjatë gjithë vitit.

Faza e I-rë: Koncepti i projektit
Faza e parë e aplikimit është një koncept i shkruar (jo më pak se një faqe A4), i cili duhet të përshkruajë vizionin afatgjatë dhe qëllimet e nismës për të cilën kërkohet mbështetje.  Koncepetet do të vlerësohen fillimisht nga fondacionet lokale, sipas udhëzimeve të programit “Lindje – Lindje”.  Konceptet që aprovohen nga fondacionet lokale, i përcillen më pas programit “Lindje – Lindje” në rrjet, të cilat diskutohen me OSI-n në Bruksel.

Faza e II-te: Implementimi/Plani i veprimit
Koncepti është baza mbi të cilin zhvillohet projekti. Pas marrjes së vlerësimit pozitiv për konceptin, koordinatori i programit “Lindje – Lindje” pranë fondacionit lokal, i kërkon organizatës aplikuese një plan të detajuar zbatimi. Plani i zbatimit është baza mbi të cilën bëhet vlerësimi për mbështetjen e grantit. Plani i detajuar do të paraqitet pranë fondacionit lokal, i cili pasi i pranon ato dhe i gjen në përputhje me kriteret përkatëse të programit, i përcjell në zyrat e OSI-t në Bruksel.     

Personi i kontaktit:
Edlira Kovaçi, koordinatore programi

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros
Rr: “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tirana, Albania
Tel: + 355 4 2234621/2234223/2235856
Fax: + 355 4 2235855
ekovaci@osfa.soros.al
www.soros.al