Ky projekt synon të nxisë pjesëmarrjen e aktorëve të interesuar në arsim dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel shkolle. Ai vë theksin në bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve arsimore shkollore, p;rfaqsuesve nga komuniteti i prindërve dhe institucioneve arsimore në nivel vendor. Projekti parashikon takime me përfaqsues  të institucioneve arsimore në disa rrethe të Shqipërisë, aktivitete sensibilizuese në media, takime në nivel ekspertësh dhe botimin në fazën përfundimtare të një studimi përmbledhës që do të shpërndahet në institucionet arsimore përgjegjëse për reformën arsimore.

Shtrirja e projektit është në 2 vjet, 2006-2007. Realizimi i tij është mundësuar me mbështetjen e OSFA-së dhe Balkan Trust Fund for Democracy, me qendër në Beograd.