Në vitin 2001 u miratuan dy ligje të rëndësishme që rregullojnë jetën dhe veprimtarinë e sektorit jofitimprures: ligji për organizatat jofitimprurese dhe ai mbi regjistrimin e organizatave jofitimprurese. Sipas një studimi të mbështetur nga Banka Botërore në vitin 2003 rezultoi që me gjithë progresin, ka ende shumë çështje të rëndësishme që nuk kanë marrë zgjidhje.

Qëllimi parësor i projektit ishte të ndihmonte në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri, duke  krijuar një mjedis ligjor dhe financiar të përshtatshëm për krijimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare, grupeve të lobimit, shoqatave profesionale dhe mekanizave që nxisin ose sigurojnë rritjen e transparences, përmirësimin e imazhit publik të sektorit, etj.

Faza I
Në bashkëpunim me një grup ekspertësh të fushës së legjislacionit dhe ekonomisë u analizua kudri ligjor dhe nënligjor për sektorin jofitimprurës. Raporti  u shqyrtua me një grup të madh ekspertësh të fushës në një tryezë të rrumbullakët të organizuar më 6 prill 2006 në Tiranë.

Në periudhën prill-maj 2006 OSFA dhe Partnerët Shqipëri organizuan 4 seminare të tjera në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pogradec me përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave donatore që punojnë në fushën e shoqërisë civile. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë përfaqësues të 110 OJF-ve nga qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korcë, Shkodër dhe Vlorë.

Pas përfundimit të fazës së njohjes dhe diskutimit të raportit, ekspertët dolën me propozime konkrete për ndryshimet/amendimet që duhet të bëhen në ligj dhe në disa akte të tjera nënligjore.

Faza II
Faza e dytë e projektit do të realizohet në periudhën qershor – dhjetor 2006, dhe në këtë fazë do të punohet për draftimin e amendimeve/rregullimeve ligjore si dhe për përgatitjen e rregulloreve dhe procedurave që do të lehtësonin zbatimin e legjislacionit për sektorin jofimprurës.