| |
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros, fton te gjithe qytetaret shqiptare te aplikojne per Bursat OSI/FCO Chevening për periudhën 2009-2010, te finacuara nga Instituti I Shoqerise se Hapur (Soros), Foreign and Commonwealth Office Chevening dhe nga Universiteti i Oxford-it.
Bursat jepen për studime pasuniversitare deri në një vit. Ato mbulojnë të gjitha taksat universitare, shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e jetesës për një person.
Jepen këto bursa:
- Bursa kërkimore pranë Universitetit të Oksfordit
- Bursë nëntë mujore për kërkime pasuniversitare që ndihmojnë në procesin e doktoratures së kandidatit në vendin e tij. Kjo bursë jepet për kërkime në Shkencat Humanitare, Shkencat Shoqërore, ose Të Mjedisit.
- Burse per në Universitetin e Oksfordit. Aplikantet mund te aplikojne per nje nga masterat 1-vjecar te perfshire ne fushat: Shkencat Humanitare, Shkencat Shoqërore, dhe Të Mjedisit (me perjashtim te kurseve qe perfshihen ne Listen “Management Studies”).
- Burse per në Universitetin e York-ut, për Master në Filozofi Politike (Ideja e Tolerancës)
Aplikantët duhet të keni rezultate të shkëlqyera akademike, një motivim të qartë se përse dëshirojnë të studiojnë, dhe një zotërim të rrjedhshëm të gjuhës angleze.
Klikoni këtu
për informacion më të zgjeruar
Klikoni këtu
për formularin e aplikimit për master ne Oxford
Klikoni këtu
për një guidë mbi procesin e aplikimit për studime Master në Universitetin e Oksfordit
Klikoni këtu
për formularin e aplikimit për master ne York
Klikoni këtu
për formularin e aplikimit për punë kërkimore ne Oxford
Për detaje të mëtejshme dhe formularët e aplikimit mund të na kontaktoni në:
Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tiranë.
Tel: +355 4 2234621/234223/235856,
Fax: +355 4 2235855
e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al
Aplikimet e plotësuara duhet të sillen në zyrën e Fondacionit Soros në tre kopje (origjinale dhe 2 fotokopie të gjithë materialeve në tre zarfa të veçantë) në adresën e mësipërme, jo më vonë se data 14 Janar 2009. Pritet që intervistat e kandidatëve që kanë kaluar përzgjedhjen e pare të mbahen midis 7 prill 2009 - 18 prill 2009. Do të merren në konsideratë vetëm kandidatët që paraqiten për këtë intervistë.
|
|