| |
2 nëntor 2007
Pas një jave me takime informuese në të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit, është zhvilluar takimi i përbashkët i maturantëve aplikues dhe i prindërve të tyre, me përfaqësues të Universitetit Amerikan të Bullgarisë, Fondacionit Soros dhe studentëve aktualë e të diplomuar prej këtij universiteti. Universiteti Amerikan i Bullgarisë është një institucion arsimor privat dygjuhësh, i akredituar që diplomon në degët: Ekonomik, Administrim Biznesi, Informatikë (Shkenca Kompjuterike), Histori, Gazetari, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime te Europës Juglindore, Studime Europiane dhe Matematikë.
Instituti i Shoqërisë së Hapur dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë në Blagoevgrad, për të rinjtë që kanë mbaruar shkollën e mesme, japin çdo vit akademik bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4–vjeçare në këtë universitet. Në funksion të këtij synimi çdo fillim nëntori organizohen takime sqaruese dhe sensibilizuese me kandidatët aplikues, drejtuesit e shkollave dhe komunitetin e prindërve. Maturantët me mesatare të lartë në tri vitet e fundit dhe me njohuri shumë të mira të gjuhës angeleze (duke iu nënshtruar provimeve TOEFL dhe SAT), janë edhe kontigjentet që përfitojnë bursat e përvitshme të Universitetit Amerikan të Bullgarisë
|
|