Shqipëria ka filluar të punojë me programe buxhetore afatmesme që nga viti 2001.
Ky instrument i ri financiar u shoqërua me hartimin e disa strategjive dhe programeve afatgjata dhe afatmesme të zhvillimit (strategji sektoriale, rajonale), të cilat u pasuan nga hartimi i strategjive kombëtare siç ishte Strategjia e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Strategjia e Decentralizimit, etj. Një nga synimet kryesore të Programeve Buxhetore Aftatmesme është të përputhin përparësitë e strategjive me burimet e financimit.Gjithashtu do të nxiten grupet e interesit të bashkëveprojnë mes tyre që fondet publike të menaxhohen në mënyrë efektive, transparente dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve.

Ndër objektiva të tjera të projektit renditen : Rritja e transparencës, përgjegjshmërisë dhe vlefshmërisë në menaxhimin financiar të fondeve publike ; Promovimi i pjesëmarrjes së komunitetit në vendimarrje për çështje të financave publike; Reduktimi i praktikave korruptuese dhe i ndikimit të buxhetit nga segmente të ndryshme politike; Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile/grupeve të interesit  përmes  pjesëmarrjes së tyre aktive në menaxhimin e fondeve publike, veçanërisht në monitorimin dhe vlerësimin e shpenzimeve publike.

Përfituesit kryesorë të projektit janë grupet e varfëra dhe të mënjanuara, bashkësitë lokale, shoqëria civile, qeverisja vendore.