| Rrjeti i Shoqërisë së Hapur
për Shqipërinë – NOSA - është
bashkësi e 8 organizatave joqeveritatre dhe jofitimprurëse
shqiptare.
Në bazë të këtij rrjeti qëndrojnë
vlera te shoqërisë së hapur, si:
- shteti demokratik i bazuar në ligj;
- respekti për të drejtat e njeriut, pakicat,
shtresat e margjinalizuara dhe diversitetin e mendimeve;
- një shoqëri civile vitale që mbështet
monitorimin e qeverisjes dhe ndarjen e pushteteve;
- ekonomi tregu në të cilën biznesi dhe
qeveria janë të ndara;
NOSA u bë funksionale në Janar 2006, pas një
periudhe 2 vjeçare përgatitjesh. Burimet kryesore
financiare i merr nga Instituti i Shoqërisë së
Hapur (OSI) themeluar nga Xhorxh Soros, nëpërmjet
Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për
Shqipërinë (OSFA).
NOSA synon të ndikojë formulimin e vizioneve strategjikë
të zhvillimit të vendit, hartimin e politikave publike
dhe mbështetjen e veprimeve qytetare për sendërtimin
e tyre.
Kjo gjë realizohet nëpërmjet angazhimit
të rrjetit si:
- katalizator për hartimin e politikave publike;
- avokati dhe krijim grupesh presioni duke synuar pjesëmarrjen
qytetare;
- ndërmjetësim midis aktorëve me interesa
në krijimin e politikave publike;
Për nga mënyra e funksionimit, rrjeti është
kryesisht operacional me një komponent të reduktuar
grantdhënieje.
|