botime

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

15 shkurt 2008

Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA) dhe Agjencia për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) të mbështetur nga fondacioni Soros bënë prezantimin publik të dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore. Ky dokument është produkt i një vargu diskutimesh të shoqërisë civile dhe ekspertëve të çështjeve zgjedhore, të qeverisjes së mirë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Dokumenti jep rekomandime të veçanta për disa nga problematikat më të mprehta të reformës, mes të cilave sistemi dhe administrata zgjedhore,  procesi i votimit dhe numërimit të votave, financimi i partive politike,  ankimet dhe apelimet, mediat, vëzhguesit vendas e të huaj si dhe për referendumet.

Gjatë prezantimit publik të dokumentit “Praktika zgjedhore & zgjedhjet” u tërhoq vëmendja e politikës për ritmet e ngadalta të kësaj reforme. Shqetësimi për vonesat bëhet më veprues ngaqë brenda reformës zgjedhore ka elementë si regjistri kombëtar dhe pajisja me kartë identiteti që kërkojnë kohë të gjatë fizike për t’u realizuar.

Dokumenti me plotësimet e bëra në prezantimin publik u drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, Grupeve Parlamentare, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Presidentit të Republikës, Partive Politike, Mediave, Përfaqësive Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare prezente në Shqipëri.

Kliko ketu per te lexuar raportin.




Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse

Veprimtari për projektin e reformës zgjedhore

Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Numërimi paralel i votave

Faqe intermeti e MJAFT mbi zgjedhjet vendore 2007

Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar

Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

arkiv »

 

 

home