botime

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

15 -19 tetor 2007

Një trajnim për raportimin në grup u zhvillua në Institutin Shqiptar të Medias në 15-19 tetor, me pjesëmarrjen e dhjetë gazetarëve nga media e shkruar. Gazetarët u mblodhën me qëllim që të prodhonin një suplement, i cili u botua në gazetën e përditshme "Shqip" në 20 tetor 2007. Suplementi u përqendrua në temën e regjimit të vizave me vendet e BE-së dhe lehtësimin e afërm të këtij regjimi në janar 2008.

Pjesëmarrësit punuan në skuadër dhe pasqyruan tema të ndryshme të lidhura me regjimin ekzistues të vizave, si dhe ndryshimet e pritshme. Artikujt u përqendruan në paraqitjen dhe shpjegimin e hollësishëm të marrëveshjes “Shengen” dhe pasojat e saj, ndryshimet e pritshme të gjendjes duke nisur nga janari që vjen, vështirësitë e tanishme administrore dhe financiare të regjimit të vizave, si dhe problemin e kartave të identitetit.

Me qëllim që t'i vinin në ndihmë të raportimit, dy folësa kryesorë ishin ftuar: Ditmir Bushati nga Instituti “Agenda” dhe Ilir Qorri nga “Lëvizja Europiane”. Ata u përqendruan në shpjegimin dhe diskutimin me gazetarë të Marrëveshjes “Shengen”, të Marrëveshjes për Lehtësimin e Regjimit të Vizave, si dhe standartet që duhet të  plotësojë Shqipëria për liberalizimin e regjimit të vizave. Ky projekt i mbështetur nga Fondacioni Soros u organizua nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Instituti “Agenda”.

 

 




Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse

Veprimtari për projektin e reformës zgjedhore

Propozohen ndryshime në ligjin 8503 për të drejtën e informimit

Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Numërimi paralel i votave

Faqe intermeti e MJAFT mbi zgjedhjet vendore 2007

Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar

Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

arkiv »

 

 

home