botime

Numërimi paralel i votave


18-20 shkurt, 2007


Gjatë zgjedhjeve lokale OSFA mbështeti projektin Numërimi paralel i votave, që përbën një risi në jetën elektorale shqiptare dhe u realizua me sukses nga ECA (Elections to Conduct Agency) në bashkëpunim me Lëvizjen MJAFT. Projekti ia arriti të informonte në kohë reale publikun shqiptar mbi rezultatet e votimit dhe të ndikonte në rritjen e transparencës zgjedhore. Vëzhgues të posaçëm në 11 qytetet kryesore të vendit transmetuan nga qendrat e numërimit të votave procesverbalet porsa ato u firmosën nga komisionerët. Ky informacion jozyrtar  përcillej në faqen përkatëse të Internetit si dhe drejtpërsëdrejti nga pjesa më e madhe e mediave televizive në vend.

Realizimi me sukses i projektit Numërimi paralel i votave ndikoi në sigurimin e disa prej standardeve zgjedhore. Falë ritmit të përpunimit e publikimit të të dhënave si dhe mbulimit të gjerë mediatik u ndikua në rritjen e transparencës, në shpejtësinë e informimit, në rritjen e presionit qytetar dhe në përgjithësi në garantimin e votës së lirë.




Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Numërimi paralel i votave

Faqe intermeti e MJAFT mbi zgjedhjet vendore 2007

Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar

Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

Statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe siguria në Ballkan

Prezantimi i Raportit monitorues Unevotoj,
janar-korrik 2006
.

Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

MJAFT në protestë: Shqipëria ka etje!

Sfida e energjisë dhe zgjidhjet alternative

arkiv »

 
 
 

 

home