botime

Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

20 mars 2008

Tragjedia e Gërdeci ku për shkak të shpërthimit të një çmontimi municionesh humbën jetën 25 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u rrënuan dhjetra shtëpi; la pa strehë qindra vetë, një pjesë e të cilëve po jetojnë në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës. Në ndihmë të tyre fondacioni Soros ndërmori veprimtaritë e mëposhtme:

-        Ngritja e një qendre informacioni në hollin e hotelit kryesor të kompleksit në shtëpinë e punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në këtë mjedis u vendos një televizor me ekran te gjere, u sigurua abonimin në shtypin periodik si dhe u ngrit një qendër zëri.
-        Çelja e kurseve të përditshme të formimit profesional për gra dhe vajza duke u fokusuar në ato të rrobaqepësisë, të higjenës dhe të mësimit të kompjuterit. Në këto kurse do të përfitojnë rreth 100 gra dhe vajza.
-        Rregullimi i këndit aktual të lodrave dhe shtimi i mjeteve didaktike për fëmijë.

Në realizimin e veprimtarive të mësipërme, OSFA angazhoi Shoqatën për Shërbime Psiko-Sociale, Durrës, e cila ka përvojë pozitive disa vjeçare bashkëpunimi me fondacionin si dhe ka kapacitetet e nevojshme për realizimin e tyre. Këto veprimtari mbështetëse do të kryhen për një periudhë dy-tre mujore në varësi të normalizimit të situatës pas tragjedisë.

Njëkohësisht fondacioni po punon për transparencën e ngjarjes dhe të dëmshpërblimeve, për të ofruar ndihmë ligjore ndaj të dëmtuarve etj.

 




Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse


arkiv »

 

 

 

home