botime

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar


22 dhjetor, 2006

Shqetësimi mbi sfidat e reja të Biznesit shqiptar, u bë objekt i një tryeze të rrumbullakët ditën e martë më 19 dhjetor, me tematikë  “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar”. Tryeza u organizua nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare,  me mbështetjen financiare të Fondacionit Soros. Për herë të parë ajo vuri përballë njeri-tjetrit subjekte private dhe publike që përfaqësojnë biznesin në vend, si dhe përfaqësues të qeverisë e të institucioneve shtetërore.

Që prej 1 dhjetorit 2006, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Marrëveshja Tregtare e Ndërmjetme si pjesë e rëndësishme e MSA-së mes saj dhe BE-së. Kjo nënkupton që shkëmbimet tregtare mes dy hapësirave do të kenë më shumë lehtësira në aspektin fiskal, por edhe një rivlerësim të standardeve të kërkuara.

Përfaqësuesit e biznesit shprehën shqetësimin për pasojat e drejtpërdrejta të marrëveshjes, kufizimet e shumta dhe humbjet financiare të saj. Sipas tyre, vetëm nxitja e një dialogu sa më funksional mes tyre dhe pushtetit qendror, dialog deri tani i munguar, do të sillte njohjen reciproke të vështirësive dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura.

Një vështirësi tjetër e denoncuar nga biznesmenët shqiptarë ka qenë edhe indiferenca shtetërore në lidhje me qarkullimin e informacionit. Paqartësia dhe dyshimi janë aktualisht karakteristika të përgjithshme të perceptimit të kësaj marrëveshjeje në gjirin e biznesit shqiptar.

Gjatë punimeve të kësaj konference, u përvijua së fundi vendosja një dialogu të ri “privat-publik”, si kusht i domosdoshëm për një marrëveshje të vlefshme për të gjitha palët. Gjithashtu, intstitucioneve shtetërore iu kërkua më tepër përgjegjësi ndaj interesave të biznesit vendas dhe përshtatjes së tij të re në kushtet e Marrëveshjes së Ndërmjetme.





Bashkëbisedim shoqëri civile-qeveri për reduktimin e informalitetit

Publikohet raporti i dytë për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i procesit të shqyrtimit parlamentar të projektligjeve

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Numërimi paralel i votave

Faqe intermeti e MJAFT mbi zgjedhjet vendore 2007

Seminar mbi “Shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”

Workshopi: “Marrëveshja e Ndërmjetme me BE-në dhe Biznesi shqiptar

Prezantim i studimit “Shqipëria dhe BE – Përfytyrime dhe Realitete”

Seminar mbi sfidat e Integrimit Europian

Statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe siguria në Ballkan

Prezantimi i Raportit monitorues Unevotoj,
janar-korrik 2006
.

Kthesat historike dhe rikthimi i kujtesës

Lobim për shoqërinë civile në Parlamentin Europian

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

MJAFT në protestë: Shqipëria ka etje!

Sfida e energjisë dhe zgjidhjet alternative

arkiv »

 
 
 

 

home