botime

Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e
fondeve të BE-së

26-27 qershor 2008

Qendra Europiane, anëtar i Rrjetit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA). me mbështetjen e fondacionit “Soros” zhvilloi në Shkodër seminarin dy ditor: “Si të aplikojmë për fondet e BE-së”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Prefektura dhe Këshilli i Qarkut, nga bashkia e Shkodrës, e Vaut të Dejës, e Koplikut dhe Pukës, nga komuna e Shkrelit, e Postribës, e Gurit të Zi dhe Qerretit në Pukë.

Pjesa e parë e seminarit u fokusua rreth përfitimeve të strukturave vendore dhe të shoqërisë civile nga fondet e programeve të BE-se në përgjithësi dhe ato ndërkufitare, tek të cilat mund të aplikohet si në Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë, ashtu edhe jashtë tij. Pjesëmarrja në programe të tilla si Itali - Adriatik, Itali – Shqipëri kanë shtruar nevojën për asistencë të vazhdueshme për të shkruar projekte, për t’i përfituar ato dhe dhe për t’i vënë në zbatim. 

Pjesa e dytë e takimit u përqendrua në një nga programet e BE-se, “Framework Programme 7”, ku Shqipëria mund të aplikojë dhe ku ka edhe një angazhim qeveritar për të përfituar prej tij. Organizatorët shpjeguan se çfarë është ky program, çfarë parashikon ai, kushtet për të marrë pjesë, rregullat dhe skemat e financimit. Të pranishmëve iu shpërnda edhe një model formulari, të cilin duhej ta plotësonin vetë dhe më pas të ballafaqonin atë me standartet që kërkon programi europian. Pas Shkodrës seminare të tilla trajnuese do të zhvillohen edhe në prefekturat e Vlorës, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Korçës. 




Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse


arkiv »

 

 

 

home