29 mars 2008
Duke marrë shkas nga tragjedia e rëndë në fshatin Gërdec, Fondacioni Soros mbështeti projektin e Shërbimit Ligjor Falas, Tiranë (TLAS) dhe Qendrës Avokatore të Gruas, që synon të ofrojë disa shërbime ligjore falas per familjet e viktimave dhe të të dëmtuarve të tjerë.
Zbatimi i këtij projekti ka filluar të konkretizohet në:
- shërbimin e plotë ligjor (këshillim dhe përfaqësim në gjykatë) për familjarët e 25 viktimave të Gërdecit duke përcaktuar përgjegjësitë civile për dëmin shëndetësor, pasuror dhe moral;
- përfaqësimin në gjykatë për çelje trashëgimie për çdo familje, (minimumi 25 procese gjyqesore);
- përfaqësimin në gjykatë për kërkim shpërblimi për dëmin e jetës dhe përcaktimin e personave përgjegjës për shkaktimin e tij;
- vizita dhe takime në familjet e dëmtuara të Gerdecit;
- shërbim ligjor të lëvizshëm në fshatrat e prekura nga tragjedia;
- shërbim këshillimor në zyrat e TLAS-it për rreth 40 grup rastesh të tjera që janë dëmtuar prej tragjedisë.
Njëkohësisht janë planifikuar të kryhen edhe një sërë veprimtarish të tjera, mes të cilave edhe përgatitja e një raporti studimor për forcimin e aksesit në drejtësi të shtetasve, për respektimin e të drejtave në punë, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për përfitimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar nga mos respektimi i ligjeve si dhe nga shfrytëzimet e tjera të paligjshme në punë.
|