botime

Aprovohet transformimi i
fondacionit “Besa”


4 korrik 2008

Bordi Ekzekutiv i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë - Soros (OSFA) aprovoi planin e transformimit të fondacionit “Besa” në mbledhjen e tij të datës 4 korrik 2008. Transformimi i “Besa”-s synon kthimin e saj në një kompani të licensuar private. Ky operim përcaktohet nga disa faktorë si: kërkesa e Bankës së Shqipërisë për licensimin dhe supervizimin e kredidhënieve, forcimi i kapaciteteve të “Besa”-s me synim që të mbijetojë në kushtet e një konkurrence të rritur; shtimi i mundësive për gjetje burimesh financiare në tregun vendas dhe te huaj etj. Si pasojë e këtij transformimi krijohen dy struktura të reja: Fondacioni “ABC” (Albanian Besa Capital) dhe Fondi “Besa” sh.a.

Plani i trasformimit është përgatitur me konsulencën e Institutit të Shoqërisë së Hapur në New York (OSI) në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për trasformime të tilla. Drafti përfundimtar i këtij plani është produkt i një diskutimi konstruktiv disamujor midis “Besa”-s, OSFA-s dhe Soros Economic Development Fund (SEDF). Parashikohet që SEDF-i të jetë edhe investitori strategjik i Fondit “Besa” sh.a. Paraprakisht plani i transformimit kishte marrë pëlqimin e SEDF-it dhe të bordit ekzekutiv të “Besa”-s.

Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ka rënë dakort që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që fondacioni “Besa” ka me qeverinë shqiptare të kalojnë te Fondi “Besa” sh.a. Fondacioni “Besa” është institucion mikrokredie, në trajtën e një organizate jofitmprurëse, themeluar nga OSFA në vitin 1998, me fonde inicuese nga Xhorxh Soros dhe Qeveria Shqiptare, nëpërmjet një kredie të Bankës Botërore.

 




Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse


arkiv »

 

 

 

home