botime

Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit


6 maj 2008

Specialistë nga Ministria e Arsimit, komuniteti i mësuesve, sindikatat, pushteti lokal si dhe përfaqësues të nxënësve dhe të prindërve zhvilluan tryezën e rrumbullaktë për rritjen e transparencës në arsimin parauniversitar dhe promovuan kodin etik të mësuesit në kuadër të një projekti të fondacionit “Soros”.

Buxheti i arsimit përfaqëson komponentin më të madh të shpenzimeve publike në Shqipëri ku shumë veprime financiare kryhen pa transparencë dhe vendimmarrja përjashton grupet e interesit: mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Për këtë shkak korrupsioni në arsim shfaqet si në abuzimin me tenderat për rehabilitimin e shkollave, dhënien e licensave, ashtu edhe në favorizim emërimesh të mësuesve e drejtuesve, shitjen e tezave, blerjen e notave, mësimdhënien private me nxënësit mbasditeve etj.

Gjate zbatimi te projektit vemendja u fokusua në veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit, të disa drejtorive arsimore duke përfshirë edhe  50 shkolla, veçanërisht ato të zonës suburbane. Tryeza propozoi një sërë rekomandimesh për ngushtimin e hapësirave korruptive si dhe paraqiti një draft të kodit të etikës së mësuesit, i cili do t’i nënshtrohet një diskutimi masiv dhe në të ardhmen do të gjejë zbatim në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar.

 

 




Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

Seminar trajnues me strukturat vendore për përfitimin e fondeve të BE-së

Tryezë e rrumbullaktë për transparencën në arsim dhe promovimin e kodit të etikës së mësuesit

Tryezë e rrumbullaktë për monitorimin e buxhetit të shtetit

Promovohen praktikat bashkëpunuese midis biznesit dhe shoqërisë civile

Shërbim ligjor falas për banorët e Gerdecit

Mbështetje për të shpërngulurit e tragjedisë së Gërdecit

Lobim për ligjin mbi të drejtën e informimit

Prezantim publik i dokumentit rekomandues për reformën zgjedhore

Kurse trajnimi për qeverisjen pjesëmarrëse

Prezantohet raporti i tretë për monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Monitorimi i angazhimeve që burojnë nga MSA

Sondazh për çështje të integrimit europian

Trajnim në grup dhe suplement për
integrimin europian

Kërkohet dialog në ligjin e propozuar nga qeveria për organizatat jofitimprurëse


arkiv »

 

 

 

home