botime

Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (AIIS) është një organizatë think-tank jo-qeveritare dhe jofitimprurëse, që kryen analiza të thella cilësore dhe sasiore dhe studime të pavarura mbi çështje të sigurisë së Shqipërisë.

AIIS u krijua nga një grup studiuesish dhe analistësh me eksperiencë të konsiderueshme në fushën e politikës së jashtme dhe në çështje të politikë-bërjes. Nga krijimi i tij, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ka forcuar ndjeshëm kapacitetet teknike, studiuese dhe analitike për t’u bërë një nga institucionet kryesore think-tank në vend, plotësisht i besueshëm dhe i vlerësuar nga politikë-bërësit shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e studimeve të sigurisë, demokracisë, integrimit Euro-Atlantik dhe bashkëpunimit rajonal.

Me një staf të kompletuar profesionalisht, AIIS synon të ofrojë në kohë rekomandime dhe analiza në lidhje me sfidat me të cilat përballen politikë-bërësit shqiptarë. Duke pasur parasysh evoluimin e natyrës së kërcënimeve ndaj sigurisë, AIIS ka zhvendosur fokusin e aktiviteteve të tij tek çështjet e brendshme si, demokratizimi që përbën sfidën kryesore për një Shqipëri të qëndrueshme dhe imune ndaj kërcënimeve për sigurinë e saj. Duke siguruar një vend të rëndësishëm në komunitetin e politikë-bërjes, AIIS është bërë një nga partner i rëndësishëm në demokratizimin e vendit dhe konsolidimin e një ekonomie të hapur dhe konkurrente.

 


 


Gazeta “Europa”


Monitorim i procesit të stabilizim asocimit në Shqipëri

 

Për më tepër informacion, ju ltem vizitoni faqen e internetit të AIIS në adresën:
www.aiis-albania.org