Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërine
është
një organizatë jofitimprurëse, pjesë e rrjetit
të fondacioneve Soros, krijuar dhe financuar nga
Xhorxh Soros.
Fondacioni është themeluar në vitin 1992 për
të ndihmuar hapjen e shoqërisë shqiptare, e cila
sapo kishte dalë nga izolimi dhe diktatura 50 vjecare. Në
themel të veprimtarisë së fondacionit qëndron
koncepti i shoqërisë së hapur, sipas së cilës
dija njerëzore është e paplotë dhe askush nuk
e zotëron monopolin e të vërtetës.
Gjatë këtyre viteve, Fondacioni ka investuar në Shqipëri
rreth 50 milionë dollarë në programe të tilla
si administrata publike dhe qeverisja vendore, ligji, shoqëria
civile, arsimi, kultura, rinia gruaja, shëndeti publik, reforma
ekonomike etj. Përparësite strategjike të punës
së Fondacionit gjate viteve të fundit kanë qënë:
• Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shtetit
ligjor
• Forcimi i kohezionit social
• Shtimi i alternativave për të rinjtë
• Gjallërimi i mjedisit ekonomik
Prej vitit 1999, Fondacioni filloi të reduktojë profilin
e vet si grantdhënës duke u angazhuar më shumë
në inicim dhe zbatim projektesh si dhe duke u fokusuar në
fushën e shoqërisë civile dhe përmirësimit
të qeverisjes.
Në vitin 2003 Fondacioni nisi përgatitjen e një transformimi
që u jetësua në Janar 2006. Tani Fondacioni është
pjesëtar I Rrjetit të Shoqërisë së Hapur
për Shqipërinë (NOSA) dhe punon kryesisht mbi baza
operacionale.
|